Emigranti humbi jetën në qendrën stërvitore, shefi i Botërorit: “Vdekja, pjesë e jetës”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse Botërori është tashmë në fazën finale dhe pjesa më e madhe e ndeshjeve janë zhvilluar, polemikat mbi zhvillimin e Kupës së Botës në Katar 2022 nuk kanë të përfunduar. Ato janë ndezur edhe më shumë së fundmi, teksa është bërë e ditur se një punëtor emigrant ka humbur jetën në qendrën stërvitore të kompleksit ku qëndronte kombëtarja e Arabisë Saudite.

Mbeten ende të paqartë rrethanat në të cilat punëtori humbi jetën ndërsa edhe më shqetësues në sytë e opionionit publik është reagimi pa shumë ndjenjë faji i CEO së Kupës së Botës në Katar, Nasser Al Khater i cili shprehet se vdekja është diçka natyrale në jetë.

“Vdekja është diçka natyrale në jetë, si në rastin kur ndodh në punë, apo si kur ndodh në gjumë. Na vjen keq se një punëtor humbi jetën, ngushëllime familjes”, shprehet Al Khater për vdekjen e punëtorit emigrant.

Në lidhje me këtë rast, reagoi edhe FIFA e cila shpreh keqardhje për tragjedinë. “FIFA është thellësisht e trishtuar nga kjo tragjedi dhe mendimet tona shkojnë për familjen e punëtorit që humbi jetën. Sapo FIFA mësoi për incidentin, kontaktuam autoritetet përkatëse për t’u njohur me detajet. FIFA do të mbajë një qëndrim më të gjatë në momentin që ngjarja do të sqarohet plotësisht”, thuhet në reagimin e FIFA-s.Qatar World Cup chief says 'death is a part of life' as he shrugs off latest migrant worker death | Daily Mail Online

Të fundit

Çmendet moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, viktima dhe 150 mijë hektarë nën ujë

Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe më shumë se 354000 të tjerë janë prekur nga shirat e rrëmbyeshëm...

62 ditë në pankinë dhe një “mal” me para, zbulohen detajet e kontratës së ten Hag

Duket sikur Erik ten Hag kishte gjetur punën ideale pasi mori drejtimin e Bayer Leverkusen në muajin maj dhe nënshkroi një kontratë tre-vjeçare me...

Mediat e huaja: Shqipëria, sekreti më i fshehur europian për amerikanët

Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), afërsisht 11.7 milionë turistë vizituan Shqipërinë në vitin 2024,  shkruan gazetarja Amanda Luhn në faqen homenewshere.com. Shumica e...

Aoshima, ishulli japonez ku macet kanë zëvendësuar njerëzit

Një ishull i vogël në Japoni, i quajtur Aoshima, është bërë i famshëm në mbarë botën për një arsye krejt të pazakontë: aty macet...

Metoda spektakolare për të kapur hajdutin e makinave

Një ndjekje policore në Miçigan përfundoi me një skenë të pazakontë, kur një makinë e vjedhur humbi të gjithë boshtin e pasmë pasi u...

Lajme të tjera

Web TV