Gazetari publikon regjistrimin e rrallë nga viti 1991, intervista për mediat austriake

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Gazetari dhe studiuesi Armand Plaka ka publikuar sot në facebook një audio-regjistrim të rrallë pas themelimit të Partisë Demokratike dhe protestave studentore të vitit 1991.
Zëri në regjistrim është i Ardian Klosit dhe është marrë nga arkivat austriake.
Statusi i plotë  
Audio-regjistrim i rralle me zerin e te ndjerit Ardian Klosi pas protestave studentore te vitit 1991 dhe themelimit te Partise Demokratike. Shkeputur nga nje radio-raport i fund-dhjetorit 1991, marre nga arkivat austriake.
Pas nje hyrje te moderatorit nga studio ne Viene ku theksohen masat e rrepta ndaj protestuesve, duke vleresuar nga ana tjeter lejimin e pluralizmit dhe themelimin e te pares parti demokratike ne vend, flet me pas dhe korrespondenti austriak, i cili sjell nga Tirana biseden telefonike me Ardian Klosin, asokohe 33 vjecar, per te cilin thuhet qysh ne fillim se vjen nga nje familje me bindje komuniste, (ku i ati – sipas radios austriake, qe duket e mireinformuar – kishte qene deri ne abrogimin e Ministrise se Drejtesise ne vitin 1967 Minister Drejtesie) por e cileson ate si bashkepunetor te mundshem te gazetes Rilindja Demokratike dhe si mbeshtetes te PD dhe reformave demokratike.
Reformat, thekson Klosi, duhet te shihen ne nje kontekst historik. Jo me sic i kupton Partia Komuniste, por edhe ne kontekstin e zhvillimeve ne Europen Lindore.
Kane ndodhur ne javet e fundit shume ngjarje, thote Klosi, te cilat para nje viti nuk i kishte pritur te ndodhnin. Shqiperia, thekson i sigurte Klosi, ndodhet
ne nje udhekryq historik.
Ne interviste Klosi vlereson zhvillimet me te fundmit ne Shqiperi ku thekson faktin se ato po rridhnin ne (pjesen me te madhe) ne menyre paqesore dhe per kete ia njeh meriten ish-Presidentit Alia, por vlereson se ishte akoma heret per te pare nese ato do rridhnin po ashtu sikurse ne Bullgari apo do te mund te perfundonin si rasti i Rumanise.
Intervista, duke qene se Klosi kishte studiuar ne Austri, fakt qe vihet ne dukje edhe nga korrespondenti/moderatori austriak, zhvillohet ne gjermanisht.
Ketu po ofroj per publikun per here te pare ne menyre ekskluzive, vetem nje pjese nga intervista e plote, te cilen e posedoj ne arkiven time.
Armand Plaka – Te gjitha te drejtat te rezervuara.
8 dhjetor 2022.

Të fundit

Hapja e fushatës, vizita e parë në diasporë/ Rama takim nesër me shqiptarët në Milano

Kryeministri Edi Rama do të niset ditën e nesërme drejt Milanos, në Itali pas nisjes së fushatës elektorale zyrtarisht...

Nuk ka më kartë imbarkimi dhe check-in, “ID dixhitale e udhëtarit” po vjen

Ditët kur udhëtarët kërkonin furishëm për kartat e tyre të imbarkimit dhe bënin check-in në minutën e fundit, së shpejti mund të jenë një...

Sa ka kushtuar LaCivita?

Një nga pyetjet kryesore të kësaj fushate ka qenë dhe fatura se sa i ka kushtuar Partisë Demokratike, strategjia e drejtuesit amerikan të fushatës...

Pse meshkujt ndaluan së veshuri taka?

Ishte një kohë kur takat më të larta nënkuptonin status më të lartë për burrat, pasi ato ishin jopraktike për shëtitje të gjata ose...

Evi Kokalari “kërcënon” Berishën: Do të shkatërroj! Do dergjesh në qeli!

Aktivistja Evi Kokalari ka shpërthyer fort në akuza ndaj Sali Berishës. Ajo ka reaguar ndaj atyre qe kritikojnë dhe që e akuzojnë se e ka personale...

Lajme të tjera

Web TV