Komizioni Qëndror i Zgjedhjeve ka gjobitur subjektet politike për mungesë trasnperece në shpenzimet e fushatave zgjedhore. Dy partitë kryesore PS dhe PD janë gjobitur përkatësisht me 700 dhe 500 mijë lekë, ndërsa ka shpëtuar ish-LSI, aktualisht Partia e Lirisë.
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi, pas dy muajsh shtyrje të njëpasnjëshme, raportin e auditimit të fondeve të shpenzuara nga partitë politike në fushatën e parlamentareve të vitit 2021. Sipas këtij raporti, 13 subjekte garuese, mes të cilave Partia Socialiste dhe Partia Demokratike u konstatuan në shkelje të Kodit Zgjedhor, për këtë arsye, Celibashi i propozoi KAS gjobitjen e tyre. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve konstatoi abuzimet me shpenzimet në fushatë zgjedhore të pjesës dërrmuese të partive garuese për parlamentaret e vitit 2021. Gjoba e propozuar për mazhorancën ishte edhe më e larta me një vlerë totale prej 5.5 milionë lekësh për tejkalimin e kufirit maksimal të shpenzimeve. Partia e dytë për të cilën u konstatuan shkeljet më të rënda sa i përket sanksioneve financiare ishte Partia Demokratike. Kështu, Celibashi kërkoi gjobitjen e partisë më të madhe opozitare me 500 mijë lekë. Sipas raportit të KQZ, demokratët kishin parregullsi në dokumentet e depozituara për të justifikuar shpenzimet e fushatës, për të cilën Celibashi propozoi dy gjoba me vlerë finale prej 700 mijë lekësh. Projektvendimi kishte më shumë se dy muaj që “flinte” në tryezën e KQZ-së, të cilën Celibashi e justifikoi me vështirësitë që paraqesin dispozitat për financimin e partive politike, që sipas të gjitha gjasave nuk do të ndryshojnë. “Duhen ndryshuar, por sipas të gjitha gjasave asgjë nuk ndryshon. Sanksionet administrative duhet të marrin edhe aprovimin e Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve që është edhe organi që vendos për gjobën ndaj secilit subjekt garues”, tha Ilirjan Celibashi. Kjo situatë nuk është apska e re për KQZ-në. edhe në të shkuarën partitë politike dukshëm shpenzojnë shumë më tepër ngase deklarojnë, për më shumë që nuk janë trasnparentë as me shumën e cila akordohet nga buxheti i shtetit për partitë politike në periudha zgjedhjesh.
Shpërblimi për komisionerët
Vetëm para një jave Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi dhe programin për trajnimin dhe monitorimin e administratës zgjedhore dhe të disa aktorëve të tjerë për zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore. Gjithashtu, u caktua masa e shpërblimit për anëtarët e komisioneve zgjedhore për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023. Masa e shpërblimit nga momenti i konstituimit deri në shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kryetarin dhe zëvendëskryetari e KZAZ u caktua në vlerën 65.000 lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre më pak se 50 QV; Në vlerën 100.000 lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre 50 deri në 80 QV; Në vlerën 120.000 lekë, për KZAZ-të të cilat kanë në juridiksionin e tyre më shumë se 80 QV.