Aksidenti tragjik në Qafën e Muzinës, humb jetën 50- vjeçarja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Qafën e Muzinës në Sarandë.

Një makinë tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë shoferha e mjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Abc mëson se viktima është Etleva Bejko, 50 vjeç.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 11:30, në vendin e quajtur Qafa e Muzinës, Sarandë, shtetasja E. B., 50 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Hyundai” dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit shtetasja E. B, ka ndërruar jetë, në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.