Gjendet i pa jetë në ambientin e punës 61-vjeçari, dyshimet e policisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ku është gjetur i pajetë një shtetas 61-vjeçar.

Trupi i tij është gjetur nga kalimtarët në godinën e një subjekti privat.

Sipas policisë dyshohet se 61-vjeçari është vetëvarur.

“Më datë 09.12.2022, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, në godinën e një subjekti privat, është gjetur nga kalimtarët, i pajetë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi Sh. B., 61 vjeç.  Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.