“I pesti vit pa ty”, Aida Shtino kujton të atin e ndjerë: Më mungon përqafimi yt

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndonëse, kanë kaluar vite, moderatorja e njohur, Aida Shtino do të identifikohet gjithmonë me emisionin “Njerëz të Humbur”.

Ajo tashmë ndjek karrierën në televizion, një herë është edhe shumë aktive në rrjetet sociale.

Sot për Aidën është një ditë e veçantë, pasi babai i saj i ndjerë do të kishte ditëlindjen. Ajo e ka kujtuar përmes një foto të publikuar në Instagram, të cilën e ka shoqëruar me një dedikim shumë emocionues.

Dedikimi i plotë:

Dhjetori për mua është stina më e bukur e vitit…është më i ndjeshmi dhe emocionuesi dhe për këtë kam disa arsye….që e vogël gëzohesha sa hynte Dhjetori dhe thoja se ky ishte muaji i im, por jo vetem i imi edhe i babait tim. Ne të dy në këtë muaj kishim ditlindjen…ti e kishe ne datën 9 pra si sot e unë e kam në 30.
Kanë kaluar kater dhjetorë që ti mungon e sot po kalon edhe i pesti dhe une do të doja shumë të ngrihesha si çdo mengjes dikur e të të uroja e të të përqafoja e të ndjena atë paqen dhe sigurinë që vetëm ti ma jepje në këtë botë i shtrenji im. 
E di që je pranë meje ne një formë tjetër dhe më shikon sesi në sy më ka rëshkitur një pikë loti, por mos u mërzit se është lot malli për ty o babush , sepse më mungon ai përqafim që ta jepja këtë ditë. 
Aty ku je të uroj miliona vjet Gëzuar ! E lumtur që të takova e ishe babai im në këtë planet e dimension dhe sigurisht bashkë do takohemi e perqafohemi në dimensione të tjera më të bukura.
Sot do ta pij një gotë dhe përballë do vendos edhe gotën tënde si dikur dhe e di që shpirtërisht do të jesh me mua !
Gëzuar i shtrenjti im aty lart në qiell !

Të fundit

“Skena post-apokaliptike” në Gaza, mjekët përballen me dhunën mes luftës së bandave

Situata në Rripin e Gazës ka hyrë në një fazë të re kaosi dhe dhune, ku përplasjet mes grupeve...

Berisha dhe Malltezi në bankën e të akuzuarve, nis sot gjyqi për “Partizanin”

Sot, 30 qershor, në Gjykatën e Posaçme AntiKorrupsion nis procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi,...

Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Nga Mero Baze Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre...

Kur toka u la me gjak, Beteja e Solferinos dhe Traktati i Zyrihut

24 qershor 1859, Ka beteja që ndryshojnë fatin e kombeve, dhe ka beteja që ndryshojnë fatin e njerëzimit. Beteja e Solferinos, e zhvilluar më...

Parashikimi i motit për sot, 30 qershor 2025

Deri në mesditë Shqipëria do të paraqitet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të...

Lajme të tjera

Web TV