Shpallet e pafajshme deputetja e PD/ Vokshi kërkon dorëheqjen e ministres që e paditi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

GJKKO ka shpallur të pafajshme deputeten Albana Vokshi, e cila ishte paditur për shpifje nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

Pas këtij vendimi, në një dalje para mediave, deputetja e PD kërkoi sërish dorëheqjen e Kushit duke e cilësuar si shkaktare të degradimit të arsimit.

Po ashtu bëri thirrje që prindërit t’i bashkohen në përpjekjet e tyre për të shpëtuar të ardhmen e fëmijëve. Nuk mungojnë akuzat e saj për Kushin dhe Ramën ndërsa thekson se shkatërrimi i arsimit ka pasoja për të ardhmen e shoqërisë shqiptare.

“Gjykata më dha të drejtë. Më shpalli të pafajshme duke rrëzuar padinë e Evis Kushit. Ky është sinjali i parë i mirë që vjen nga drejtësia. Shpresoj të mos jetë rast i izoluar. Drejtësia të përballet me shantazhet dhe dhunën që ushtron pushteti. Shkatërrimi i arsimit është një nga krimet më të mëdha të qeverisë Rama. Shumë prindër nuk besojnë më te arsimi shqiptar. Përgjejgës për këtë janë Edi Rama dhe Evis Kushi.

Meqënëse nuk pres vendimmarrje nga Rama, sot i kërkoj Evis Kushit të japë dorëheqjen sot pasi është shkaktare e degradimit të arsimit. Duhet të shpëtojmë fëmijët e të ardhmen. Shkatërrimi i arsimit ka pasoja për të ardhmen e shoqërisë shqiptare ndaj duhet të bashkohemi për të ndalur këtë qeveri anti-shqiptare. Ftoj çdo prind që të bashkohet me përpjekjet tona për demokraci”, tha Vokshi.

Kushi e kishte paditur pas denoncimit që bëri Vokshi për shpërndarjen e tezave të provimit për mësuesit e arsimit parauniversitar. Sipas saj, teza e pyetjeve kishte dalë disa orë para provimit. Kushi zgjodhi t’i drejtohej gjykatës dhe ta akuzonte për shpifje, por deputetja e PD rezulton të jetë shpallur e pafajshme.

Të fundit

Me çekiç në dorë, i riu nga Mamurrasi tenton të grabisë marketin

Një 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi tentoi të vidhte një market të vogël në qytetin e Mamurras. Uniformat blu...

Liverpool dërgon ofertën e parë zyrtare për Ekitike, Eintracht Frankfurt e refuzon

Liverpooli zyrtarisht i ka paraqitur një ofertë zyrtare Eintracht Frankfurt për Hugo Ekitike, pasi ka shtuar përpjekjet për ta nënshkruar atë në 24 orët...

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

Stërvitja e parë ushtarake mes ushtrisë serbe dhe asaj kineze shënon një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve. Me...

Më në fund! Fëmijët në Ukrainë dhe Rusi ribashkohen me familjet

Rusia ka kthyer në Ukrainë 11 fëmijë të ndarë nga familjet e tyre nga lufta, ndërsa Ukraina ka kthyer tre në Rusi, ka konfirmuar...

78 mln euro për dy sulmues, Bayern “peshkon” tek Arsenali

Bayern po vuan më shumë se kurrë për të kryer transferimet e duhura në merkaton e verës. Klubi bavarez nuk është mjaftueshëm tërheqës për...

Lajme të tjera

Web TV