Ish-presidenti i Dinamos, Besnik Sulaj: Daliç unik, më befasoi para finales në Rusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besnik Sulaj ishte ai që e solli kroatin Zlatko Daliç te Dinamo.

Ish-presidenti i Dinamos deklaron ekskluzivisht për “Panorama Sport” se ka ende një raport të shkëlqyer me trajnerin aktual të Kroacisë, por nuk e mendonte se do të shkonte kaq larg në këtë Botëror që po zhvillohet në Katar.

“Padyshim që i çova një mesazh urimi. Unë kam një raport të shkëlqyer me të. Një nga trajnerët me të cilin kam ende një marrëdhënie shoqërore të shkëlqyer.

E dini pse? Sepse ai ishte mjeshtër në marrëdhëniet njerëzore. Që nga koha kur është larguar vazhdon të më çojë mesazhe për festat e fundvitit ose edhe në evenimente të tjera. Por të them të drejtën tani me Brazilin nuk mendova se do ta kalonte.

E dija që Kroacia është e fortë, por u befasova. Ndryshe nga Botërori i kaluar, sepse atëherë kishte një skuadër më të re. Por tregoi edhe një herë që është unik. Qetësia e tij e bën Kroacinë të besojë deri në sekondat e fundit”, ka thënë fillimisht ish-presidenti i bluve.

Më tej Sulaj tregon edhe emocionet e katër viteve më parë me Daliç, kur ky i fundit i kishte rezervuar dy bileta për finalen që Kroacia zhvilloi me Francën në Moskë.

“U ndjeva i emocionuar kur në Botërorin e Rusisë më çoi mesazh dhe më tha se kishte rezervuar dy bileta për mua. Nuk shkova dot, por m’u bë qejfi shumë. Këtë herë më duket se harroi… (qesh), por e rëndësishme është që u kualifikua dhe më vjen mirë për të”, ka thënë Sulaj për gazetën./PanoramaSport

WhatsApp-Image-2018-07-15-at-10.56.36

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV