Manastirliu në Qendrën e Trajtimit të viktimave të Dhunës/Mbështetje për gratë dhe vajzat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në Ditën Botërore të të Drejtave të Njeriut, në përmbylljen e fushatës së 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës ndaj grave, ka takuar gra dhe vajza, që i kanë thënë jo dhunës në Qendrën Kombëtare të Trajtimit të Viktimave të Dhunës në Familje.

Duke folur për fuqizimin e grave dhe vajzave, ministrja Manastirliu tha:

“Ne do të jemi gjithmonë krah për punësimin, për integrimin, për kujdesin për arsim profesional. Në këtë qendër, ashtu sikurse në të gjithë protokollet tona, që ne kemi në të gjitha shërbimet e specializuara në të gjithë vendin, ndiqet një plan individual për çdo rast edhe për çdo grua, por gjithashtu edhe për fëmijët”-tha Manastirliu.

Në 16 ditë aktivizim kundër dhunës ndaj gruas ministrja foli për zgjerimin e strukturave:

“Kemi arritur që deri më sot të kemi 35 shërbime të specializuara në rang vendi për të trajtuar rastet dhe viktimat e dhunës në familje. Është e rëndësishme që sa më shumë të rriten rastet e denoncimeve, aq më shumë ndërgjegjësohet shoqëria, aq më shumë ndërgjegjësohen edhe vetë gratë, që ka mekanizma, që ka qendra të emergjencës, ka shërbime që i mbështesin ato duke filluar pikë së pari nga strukturat e Policisë së Shtetit që është dera e parë për urdhrat e menjëhershëm të mbrojtjes. E më pas te shërbimet e specializuara sikurse është kjo qendër”- u shpreh Manastirliu.

Duke folur për mbështetjen e grave, Manastirliu tha:

Ne jemi duke iniciuar një politikë të re, një program që nis nga viti tjetër për gratë e papuna që kanë tre fëmijë të mitur, për t’i mundësuar që në pesë vitet e fëmijës, pesë vitet e kujdesit të fëmijës së tretë, të katërt e kështu me radhë t’i kenë të subvencionuara sigurimet shoqërore dhe shëndetësore”-tha Manastirliu.

Lexo edhe :  Plagosje me thikë në Shkodër, i plagosuri në spital

Nëpërmjet Fondit Social është mbështetur financimi i shërbimeve në çdo bashki të vendit, përmes projekteve të cilat kanë në fokus ngritjen e shërbimeve rehabilituese dhe riintegruese për gratë dhe vajzat viktima të dhunës në familje. Projekte nga ku kanë përfituar rreth 500 gra dhe fëmijët e tyre, financimi i të cilave vazhdon edhe për vitin 2022 e në vijim.

 

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV