“Messi qesh, Neymar qan”/ Titujt kryesorë të mediave sportive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fitorja e Argjentinës ndaj Holandës me anën e 11-metërshave pushton faqet e para të mediave sportive në ditën e sotme.

Ndjekim disa nga titujt kryesorë:

La Gazzetta dello Sport hapet me titullin e ndeshjeve të djeshme në Kupën e Botës: “ Vetëm Messi kërcen, Brazili qan”. Argjentina shkon në penallti me Holandën dhe e mposht, kurse Brazili ndalet aty nga Kroacia dhe braktis turneun.Prima Pagina La Gazzetta dello Sport 10/12/2022

Corriere dello Sport ripropozon dikotominë Messi-Neymar me bluzat e Argjentinës dhe Brazilit me kryetitujt: “Vetëm një mbret qesh”.Prima Pagina Corriere dello Sport 10/12/2022

“Smalling, sërish Juve-Inter! “ është titulli i torinezes Tuttosport, me një hapje kushtuar merkatos drejt një emri që rikthehet në objektiv për Juven dhe Interin.Prima Pagina Tuttosport 10/12/2022

Edhe në Spanjë, AS hapet me rezultate të ndryshme për dy nga protagonistët kryesorë të Botërorit, në shortin e penalltive në çerekfinale: “Messi qesh, Neymar qan”.Prima Pagina AS 10/12/2022

Në Francë, nga ana tjetër, është dita e çerekfinales së shumëpritur kundër Anglisë dhe L’Equipe citon titullin e një prej filmave të James Bond, me Mbappe në rolin e spiunit më të famshëm në botë: “Humbja mund tju vizitojë”.Prima Pagina L'Equipe 10/12/2022

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV