Neymar i shkatërruar pas eliminimit: “Nuk e di nëse do të rikthehem në Kombëtare”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brazili ka pësuar humbje shokuese nga Kroacia dhe është eliminuar nga Kampionati Botëror ‘Katar 2022’.

Përkundër se ishin favoriti kryesor për ta fituar këtë Kupën e Botë, Brazili u mposht pas ekzekutimit të 11-metërshave.

Koha shtesë përfundoi me rezultat 1-1 dhe shënuesi i vetëm për brazilianët ishte Neymar, i cili nuk mund t’i mbante lotët pas eliminimit.

Ylli i Paris Saint Germain mes lotësh ka thënë se nuk e di nëse do të rikthehet sërish në Kombëtare pas kësaj humbje tronditëse.

“Më duket se është e gjitha një makth, nuk mund ta besoj atë që ndodhi, kjo është një disfatë që do të rëndojë për një kohë të gjatë, është shumë e trishtueshme”, tha fillimisht Neymar.

“Në futboll, dhe jo vetëm, kjo ndodh. Dua të falënderoj popullin brazilian për dashurinë dhe mbështetjen që na kanë dhënë. Tani nuk dua të them nëse ka ndonjë fajtor”, u shpreh braziliani.

Më tej, golashënuesi më i mirë në histori të Brazilit së bashku me Pelen me nga 77 gola tha se ende nuk e di nëse do të rikthehet në Kombëtare pas kësaj humbje shokuese.

“Dua të marr pak kohë për të reflektuar, për të menduar për “Seleçaon” dhe çfarë dua për veten time. Nuk po i mbyll dyert, por as nuk mund të them që do të kthehem 100%”, deklaroi sulmuesi brazilian.Brazil fans back home shocked after World Cup elimination

Të fundit

Trump paralajmëron Iranin: Mund t’ju godasim sërish nëse është e nevojshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se SHBA mund të sulmojnë përsëri objektet bërthamore të Iranit,...

1974 – Shembja e juntës ushtarake në Greqi dhe fillimi i epokës së Metapolitefsi

Pas shtatë vjetësh diktaturë ushtarake (1967–1974), regjimi i kolonelëve në Greqi u shemb në korrikun e vitit 1974, pas një krize të thellë politike...

Horoskopi ditor, 23 Korrik 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do ketë disa pengesa te vogla gjate kësaj dite. Nuk do ndiheni mire ne krahët e atij qe keni ne...

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit për lirimin e hapësirave publike,...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lajme të tjera

Web TV