E FRIKSHME/ Momenti kur vullkani Fuego shpërtheu në Guatemalë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vullkani Fuego i Guatemalës ka hyrë dje në një fazë të re shpërthimi, i shoqëruar me shpërthime të vogla, të moderuara dhe të fuqishme, rrjedhje llave dhe derdhje hiri, njoftuan autoritetet, të cilët deri më tani nuk kanë urdhëruar evakuimin e popullsisë.

Shpërthimi i vitit 2018 i këtij vullkani, i cili është një nga më aktivët në Amerikën Qendrore, shkaktoi vdekjen e 215 personave.

“Vullkani Fuego tregoi një rritje të aktivitetit të tij, i cili gjatë minutave të fundit hyri në një fazë shpërthyese”, tha në një deklaratë Instituti Kombëtar i Vullkanologjisë (Insivumeh) i Guatemalës.

Që nga momenti kur ka hyrë në këtë fazë, vullkani Fuego, i cili arrin 3763 metra lartësi dhe ndodhet 35 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të Guatemalës, ka shkaktuar “shpërthime të vazhdueshme të vogla, të moderuara dhe të forta”, shton Instituti.

Gjithashtu është formuar një “jet” llave që i kalon 500 metra lartësi nga krateri i vullkanit, ndërsa një kolonë hiri vullkanik ngrihet në qiell në një distancë prej më shumë se një kilometër nga maja e vullkanit, sqaroi Insivumeh.

Deri më tani asnjë banorë nuk është evakuuar nga komunitetet pranë vullkanit, sipas një përfaqësuesi të agjencisë kombëtare koordinuese për fatkeqësitë natyrore CONRED Rodolfo Garcia. Më 3 qershor 2018, një shpërthim i vullkanit Fuego kishte shkaktuar vdekjen e 215 personave dhe pothuajse të njëjtin numër të zhdukurve në komunitetet rurale aty pranë.

Guatemala ka dy vullkane të tjera aktive, Santiagoguito, në pjesën perëndimore dhe Pacaya, e cila ndodhet 20 kilometra në jug të kryeqytetit.

Të fundit

E pësojnë shqiptarët/ Deputeti britanik kërkon deportimin masiv të emigrantëve

Kreu i partisë Reform UK, Nigel Farage, do të kërkojë deportimin masiv të azilkërkuesve në një projektligj të ri...

“Vdekja, kjo Zonjë madhështore!”Çfarë shkroi Artur Zheji për vdekjen 1 vit më parë

Jo më larg se gati 1 vit më parë gazetari dhe publicisti i ndjerë Artur Zheji që u nda nga jeta këtë të shtunë,...

VIDEO/ Momenti i shembjes së një ure hekurudhore që ishte në ndërtim e sipër në Kinë

Të paktën 12 punëtorë humbën jetën dhe katër të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një urë hekurudhore në ndërtim e sipër u shemb mbi...

U nda papritur nga jeta/ Artur Zheji po festonte datëlindjen e të birit në Sarandë

Gazetari Artur Zheji u nda nga jeta në mënyrë të papritur pasditen e sotme. Zheji ishte me pushime me familjen e tij në qytetin bregdetar të...

“Gruan e vrava se më tradhtonte”/ Flet për herë të parë 40-vjeçari shqiptar

Ky është vendi ku u lokalizua dhe u arrestua i fshehur Pandeli Nakoleci, shqiptari 40-vjeçar në foto, që akuzohet se vrau me thikë ditën...

Lajme të tjera

Web TV