Jozefina Topalli: E laja me lot tokën kur punoja në bujqësi, kaloja me karrocë në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viti i parë ishte më i vështirë, kur na jepnin rreshtat për të rralluar etj etj, ato zonjat e fshatit e bënin shpejt e shpejt rreshtin dhe unë mbetesha në fund, ato ishin aq të mira sa ktheheshin me ndihmonin për të mbaruar rreshtin dhe më thoshin, hajde mos u mërzit. Ka qenë një eksperiencë që më ka dhënë mundësi për të kuptuar jetën e fshatit në atë kohë, pavarësisht se ne ishim të varfër, ata të fshatit ishin eksremisht të varfër.
Nga Shkodra vije në fshat, kjo vajza e fisshme e bukur, elegante dhe më pas shkoje atje dhe merreshe me brigadierin, si u jetua kjo?

Vitin e parë unë e laja me lot tokën ku punoja. Pastaj fillova të adaptohesha, kur nuk ke asnjë mundësi tjetër, ti je e detyruar që të bësh çdo gjë për të ndihmuar familjen
Do kujtoj një moment që më vjen të qesh tani por në atë kohë e kisha hall të madh. Kur shkova në bujqësi unë mora një kapele dhe ato më thanë hiqe kapelën, do marrësh një shami të bardhë sepse dielli të dëmton fytyrën se do punoje 8 orë aty. I thashë jo shami nuk vë në kokë, po ato gratë ishin shumë të mira, përpiqeshin që të shpjegonin se do më mbronte fytyrën. Aty refuzova dhe vazhdoja të mbaja kapelën time, e ato më shihnin me çudi.

Një ditë të bukur na tha ai që ishte brigadier, hipni në karrocë që ishte me kalë dhe do shkonim në disa parcela që ishin në një fshat tjetër. Do i binin nga qyteti për të shkuar dhe ajo ishte tmerr për mua sepse thashë do më shohin në qytet me karrocë më kalë. Thashë o zot inshallah po bie shi që të ul kapelën që mos më njohin aty. Tani më vjen për të qeshur, kur i kujtoj gjërat e tilla por ashtu ishte koha.
Më the që ka një histori të veçantë me babain tuaj, cila është?
Kanë pasur 20 vite diferencë në moshë, kur unë kam lindur dhe kam qenë e dyta në familjen tonë, babai ka qenë 54 vjeç. Babai ka lindur në Shkodër dhe shumë herët kanë shkuar dhe jetuar në Tiranë, kanë pasur një vilë sepse babai i tij ka qenë në funksione të rëndësishme. Pastaj ka shkuar së bashku me vëllezërit dhe hallat e mia të gjithë në Itali dhe kur është kthyer ka filluar punë në Bankën e Shtetit. Në 45-ën pastaj, dy xhaxhallarët e mi edhe pse ishin shumë të ri morën dënimin me pushkatim dhe babain e dënuan nga Tirana.

Lexo edhe :  Vlorë, tentoi t’i jepte fund jetës, gjendet arma që përdori 17-vjeçarja

 

Të fundit

Dhërmi, hoteli derdhte ujërat e zeza në përrua, procedohet administratorja

Rastet e ndotjes së ujrave dalin akoma më shumë në pah gjatë sezonit turistik. Prania e pushuesve dhe turistëve...

Plas grushti në AF Elbasani-Pogradeci, futbolli shqiptar s’ka paqe as në miqësore

Edhe pse vetëm një miqësore, ndeshja e përfunduar pak çaste më parë mes Elbasanit dhe Pogradecit në 'Elbasan Arena' i ngjante më shumë një...

Slloveni, qytetarët votojnë pro eutanazisë (pacienti vendos vdekjen)

Sllovenia legalizoi vdekjen e asistuar të hënën pas një referendumi, në të cilin shumica e votuesve votuan pro. Parlamenti slloven miratoi ligjin me...

Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Lezhës. Burime për mediat bëjnë me dije se në lagjen “Gurra”...

33.5 mld lekë tepër në arkën e shtetit! Ministria e Financave shpjegon shifrat

Nga taksat dhe tatimet, buxheti i shtetit ka siguruar në gjysmën e parë të vitit 366 miliardë lekë, ose 3.7 miliardë euro të ardhura. 22.8...

Lajme të tjera

Web TV