Sulmi ndaj EULEX/ Lungescu: I papranueshëm! Palët të shmangin retorikën provokuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Të papranueshëm” e ka konsideruar zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, sulmin ndaj patrullës së EULEX në veri të Kosovës. Në një postim në Twitter, Lungescu shkruan se misioni i NATO-s në Kosovë mbete jashtëzakonisht vigjilent dhe “plotësisht i aftë për të kryer mandatin që ka”.

Po ashtu, Lungescu i bën thirrje palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për stabilitetin.

“Ne bashkohemi me Aleatët e NATO-s dhe BE- në për të dënuar fuqishëm sulmin me granatë ndaj patrullës së EULEX-it mbrëmë. Çdo sulm i tillë është i papranueshëm dhe përgjegjësit duhet të mbajnë përgjegjësi. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të kryer mandatin që ka. U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin veprimet dhe retorikën provokuese dhe të kontribuojnë për qetësinë dhe stabilitetin”, shkruan Lungescu.

Një patrullë vëzhguese e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, u sulmua me një shok bombë (bombë çorientuese) mbrëmjen e së shtunës, në afërsi të Rudarës, në komunën e Zveçanit. Lajmi u bë me dije nga EULEX, që konfirmuan se fatmirësisht asnjë zyrtar i Njësisë Policore nuk është lënduar, teksa i konsideroi sulmet të papranueshme

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV