VIDEO/ Pamje që të thyejnë zemrën, konfirmohet lëndimi i Brojës: Këputje e ligamenteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që do të ishte një dëmtim i rëndë kjo u kuptua në momentin e parë kur Armando Broja u rrëzua në fushë në miqësoren e Chelseat ndaj Aston Villa-s. Sulmuesi shqiptar pati nevojë për ndërhyrjen e mjekëve dhe la fushën i shoqëruar nga barrela me një dhimbje të madhe. Së fundmi, është bërë e ditur edhe diagnoza e 21-vjeçarit teksa bëhet fjalë për një këputje të ligamentit të mbrapëm.

Një lajm tejet i rëndë për djaloshin e talentuar që do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për të paktën gjashtë deri në shtatë muaj, pasi dihet që të tilla dëmtime kërkojnë një kohë të gjatë rikuperimi.

Sigurisht, ky sezon tashmë mund të konsiderohet i përfunduar për Brojën, megjithatë e rëndësishme është që lojtari i kombëtares të kalojë një fazë të rregull rikuperimi dhe të rikthehet më i fortë se më parë. Në këtë sezon me Chelsean, Broja ka regjistruar edhe 12 ndeshje në Premier League ndërsa ka gjetur rrugën e rrjetës në sfidën ndaj Wolverhampton në Stamford Bridge.

https://youtu.be/9PSR0IUMkdQ

Të fundit

“Kush të pyeti ty, gjysh”!/ Medvedev ‘ia mbledh’ Trump: Rusia nuk është Irani apo Izraeli

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi shkurtimin e afatit 50-ditor që i kishte dhënë Rusisë për luftën në Ukrainë....

Po ndërtonin impiant gazi pa leje në tokë shtetërore: Arrestohen inxhinierët

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me IKMT-në dhe Inspektoratin e Mjedisit, ka zbuluar një impiant gazi që po ndërtohej në mënyrë të paligjshme, pa...

“Kozeta kishte lidhje me shumë të tjerë!”, flet nëna e autorit të vrasjes në Pogradec

Nëna e autorit të dyshuar për vrasjen në Pogradec të 52-vjeçares Kozeta Teço ka përjashtuar çdo mundësi që i biri të ketë vrarë ish-bashkëjetuesen...

Kina shqetësohet nga rënia e lindshmërisë, ofron deri në 1,500 dollarë për prindërit

Prindërve në Kinë po u ofrohen 3,600 juan (500 dollarë) në vit për çdo fëmijë nën tre vjeç si një përpjekje e qeverisë për...

Ministri Gonxhja: Ekspozitë unike me ikonat shqiptare në Francë

Mbi 45 vepra ikonografike të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar do të udhëtojnë nga Korça drejt qytetit historik Chambery në Francë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës...

Lajme të tjera

Web TV