Forcat Ruse nuk ndalen, sulmojnë Kievin me dronë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zyrtarët e Ukrainës thanë të mërkurën se Rusia sulmoi kryeqytetin Kiev me dronë të prodhuar në Iran duke dëmtuar 2 njësi administrative.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se shpërthimi ndodhi në Shevçeniski, një rajon në qendër të qytetit. Mbetet e paqartë nëse ka patur njerëz të lënduar.

Ushtria e Ukrainës tha se rrëzoi 13 dronë Shahed, i njëjti lloj dronësh, që Rusia ka përdorur për të goditur një sërë objektivash në qytete të ndryshme të vendit.

“Një sulm masiv me dronë mbi Kievin. Është e qartë se ushtria ruse ndihet e sigurt vetëm kur sulmon qytetet në paqe”, shkroi në një postim në Twitter Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës.

Bashkimi Europian shtoi sanksionet ndaj Iranit gjatë kësaj jave për shkak të furnizimim të Rusisë me dronë që po përdoren në luftën e Moskës ndaj Kievit.

Të fundit

Celularët në shkollë vetëm me “lejen” e prindit! Udhëzimi: Gjatë mësimit “kyçen” në kuti

Në prag të nisjes së vitit shkollor, Ministria e Arsimit nxori një udhëzim me masa konkrete për përdorimin e celularëve në...

“Kanë përmbajtje të lartë nikeli”, Kroacia bllokon ngarkesën me pjeshka nga Shqipëria

Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina kanë bllokuar një sasi pjeshkësh që ishte nisur nga Shqipëria. Mësohet se rasti është kapur fillimisht nga autoritetet e Bashkimit Europian për...

Cirk me motorrët në Sheshin “Skënderbej”!/ Policia Bashkiake në “gjumë”

Sheshi “Skënderbej”, zemra e Tiranës dhe hapësira më e madhe publike për këmbësorët, po shndërrohet çdo ditë në pistë për motorra. Përmes turmave të qytetarëve,...

Dumani në DASH/ Po tani çfarë ka për të thënë Saliu?

Spartak Ngjela Altin Dumani, kreu i SPAK-ut, është pritur dje në Uashington nga zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan P. Hanrahan, përfaqësues...

“400-500 euro në muaj”, a ia vlen investimi në skemat private të pensioneve?

Shqiptarët po investojnë për të “pleqëruar me dinjitet”. Pasiguritë ekonomike, bashkë me plakjen e shpejtë të popullsisë nga njëra anë dhe fakti se ajo...

Lajme të tjera

Web TV