FOTO/ Rama nxjerr pamjet, si duken kopshti dhe shkolla në Shijak, pas rindërtimit

Kur kanë kaluar më shumë se tre vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit të 2019-ës, kryeministri Edi Rama ka njoftuar për rindërtimin e dy  tjetër godine.

Bëhet fjalë për godinën e shkollës 9-vjeçare dhe kopshtit “Rilindja” në Sallmone të Shijakut.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Rama thotë se kushtet janë shumë më të mira se sa përpara tërmetit.

“Shkolla 9-vjeçare dhe kopshti “Rilindja” në Sallmone të Shijakut, e rilindur pas tërmetit të 26 Nëntorit me kushte pakrahasimisht më të mira se sa përpara tërmetit”, shkruan kreu i qeverisë.