Rindërtuar me standartet më të larta/ “EU4Schools” inaguron 2 objekte arsimore në Shijak

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy objekte të reja arsimore janë inauguruar sot në Bashkinë Shijak. Bëhet fjalë për shkollën 9-vjeçare & kopshti “Rilindja”, Sallmone dhe Kopshti Nr. 2 “Shtojzovallet”, Shijak.

174 fëmijë, 165 nxënës dhe 18 mësues janë përfitues të drejtpërdrejtë të këtij investimi për të ardhmen.

Të pranishëm në aktivitet ishin Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi; Kryetari i Bashkisë, Shijak Elton Arbana; Shefi i Bashkëpunimit të Delegacionit të BE-së, Hubert Perr; Ambasadorët e Suedisë, Austrisë dhe Gjermanisë; përfaqësues nga ambasadat e Francës, Italisë dhe Hollandës; Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri Monica Merino etj.

Të rindërtuara nga e para dhe sipas standardit më të lartë të sigurisë e cilësisë EUROCODE 8, të dy këto objekte arsimore ofrojnë nivelin më të lartë të procesit mësimor për nxënësit dhe mësuesit.

Ato janë dy prej 35 objekteve arsimore të përfunduara deri tani, ndërsa 13 objekte të tjera janë aktualisht në proces rindërtimi apo riparimi në kuadër të programit.

I financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP Albania, Programi “EU4Schools” po ndërton 60+ objekte arsimore me 24,500 nxënës e mësues përfitues në total.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV