Nis cigaren në moshën 87-vjeçare, Ismail Kadare siç nuk është fotografuar kurrë

Gjeniu i letrave shqipe Ismail Kadare e nisi mëngjesin e djeshëm nën shoqërinë e kafes dhe një cigareje.
Për dikë mund të mos duket një veprim i çuditshëm, por për mjeshtrin e letërsisë bën një diferencë, pasi sipas botuesit Bujar Hudhri, Kadare prej kohësh nuk pinte duhan.
Ndër të tjera, Hudhri shton se “ishte kamerieri i Juveniljas, Tedi, që ia dha një cigare nga paketa e tij dhe ia ndezi”.
Pas një muaji Kadare feston ditëlindjen e tij të 87-të dhe mesa duket shumë rrallë e ka vendosur cigaren në buzë.