Kryebashkiaku i Stambollit u dënua me burg, DASH del me reagimin e fortë ndaj Turqisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Departamenti i Shtetit tha sot është “thellësisht i shqetësuar dhe i zhgënjyer” me një vendim të marrë një ditë më parë nga një gjykatë turke, e cila dënoi me dy vjet e shtatë muaj burg kryetarin e bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu. Po kështu gjykata i ndaloi zotit Imamoglu, një përfaqësues i opozitës, zhvillimin e aktiviteve politike.

Zëdhënësi Departamenti amerikan i Shtetit Ned Price tha se “Uashingtoni është thellësisht i shqetësuar nga frikësimi i vazhdueshëm me procese gjyqësore që i bëhet përfaqësuesve të shoqërisë civile, medias, udhëheqësve politikë e biznesit në Turqi, përfshirë mbajtjen për një kohë të gjatë në paraburgim, ngritjen e pretendimeve të gjera për mbështetje të terrorizmit apo ndjekjen penale të rasteve për fyerje”.

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, shihet si rivali kryesor i presidentit Tajip Erdogan. Dënimi i tij vjen vetëm gjashtë muaj përpara zgjedhjeve të planifikuara presidenciale dhe parlamentare. Megjithatë opozita turke nuk e ka përcaktuar ende zyrtarisht kandidatin e saj për president.

Vendimi i së mërkurës pritet të dërgohet në gjykatën e Apelit. Zoti Imamoglu, që përfaqëson Partinë Popullore Republikane (CHP), u gjykua për një fjalim të mbajtur pas zgjedhjeve lokale të vitit 2019 në Stamboll, gjatë të cilit ishte shprehur se ata që anuluan rezultatin e zgjedhjeve ishin “budallenj”. Dënimi maksimal për akuza të tilla arrin deri në katër vjen burg.

Fillimisht zoti Imamoglu, i fitoi me rezultat të ngushtë zgjedhjet për kreun e bashkisë së Stambollit, zgjedhje që u mbajtën në mars të vitit 2019. Ai mposhti kandidatin e Partisë AK në pushtet, të zotit Erdogan. Pas anulimin të rezultateve, që çuan në përsëritjen e procesit zgjedhor, ai fitoi me rezultat më bindës. Fitorja e tij i dha fund kontrollit 25-vjeçar të qytetit më të madh të Turqisë nga partia e zotit Erdogan dhe paraardhësit e saj islamikë.

Lexo edhe :  7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Rezultati i zgjedhjeve të vitit 2023 do të varet nga aftësia e partisë opozitare CHP si dhe të tjerave forcave politike në opozitë, për t’u bashkuar rreth një kandidati të vetëm, me synimin për të sfiduar presidentin Erdogan dhe AKP-në, e cila qeveris Turqinë prej dy dekadash. Tashmë çështja Imamoglu pritet t’i kalojë apelit, duke u zgjatur potencialisht përtej zgjedhjeve që mbahen në qershor të vitit 2023. Kritikët thonë se gjykatat turke i nënshtrohen vullnetit të zotit Erdogan megjithëse qeveria pretendon se gjyqësori është i pavarur.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV