Përplasje të ashpra mes tifozëve pas ndeshjes Francë-Marok, vritet një 14-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person ka humbur jetën në Montpellier pas përleshjeve mes tifozëve të Francës dhe Marokut pas gjysmëfinales së Kupës së Botës, ku gjelat triumfuan me rezultatin 2-0.

Tifozët e dy skuadrave kanë nisur përleshjet trup më trup, duke lëshuar dhjetëra fishekzjarrë, me përleshjet që janë përshkallëzuar.

Në një deklaratë të bërë nga zyra e qeverisjes vendore u bë me dije se i riu u godit me dhunë nga një makinë në jug të Francës. Ai u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore por nuk mundi të mbijetojë.

Prefekti i rajonit Ero, Hus Mutou, njoftoi herët të enjten se një fëmijë i vogël kishte vdekur.

“Një fëmijë i ri u godit në Montpellier nga një shofer pas gjysmëfinales. Ai vdiq pak pasi u dërgua në urgjencën e spitalit. Mjeti ndodhet pranë ngjarjes, ndërkohë që po vijon hetimet nga policia”, thuhet në njoftimin e Prefekturës së Erosit.

Gjithashtu bëhet e ditur se automjeti që shkaktoi ngjarjen e rëndë është gjetur pranë vendit ku u përplas i riu. Policia ka nisur hetimet. Video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë turmat e tifozëve në rrugë duke tentuar të ndalojnë një automjet që drejtohej në mënyrë të çrregullt.

Tifozët e Francës dhe Marokut ishin përplasur edhe në Paris pas ndeshjes. Franca siguroi finalen në botërorin e Katarit përballë Argjentinës pasi mposhti Marokun një natë më parë.

Të fundit

Nga Lavdrim Lita Gjermani Otto Witte, me profesion akrobat orvatej rrugëve të Stambollit, takon papritur një mik që e njihte...

“Izraeli e ka humbur humanizmin”/ Vrasja e gazetarëve në Gaza, reagime nga organizatat

Organizatat ndërkombëtare të medias dhe liderët botërorë kanë dënuar vrasjen e dy gazetarëve dhe tre kameramanëve të Al Jazeera dhe një gazetari të pavarur...

Ronaldo i propozon Georginës për martesë, unaza miliona dollarëshe bën xhiron e botës

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë zyrtarisht të fejuar! Pas një lidhjeje që ka zgjatur mbi 7 vite, superylli portugez i futbollit i ka...

Rama kështu, Sala ashtu, SPAK-u kështu…

Nga Ardian Vehbiu Ca miq të mitë në FB i shoh që postojnë vetëm për politikë. Më duket çudi që politika zë në jetën e...

Këmbimi valutor 12 gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 84 lekë. Ndërkohë monedha...

Lajme të tjera

Web TV