Sherri mes konkurenteve të “Përputhen”, pastori: Emisioni të ndërpritet, degradim total!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një sherr banal dhe me goditje fizike në emisionin “Përputhen” ka shkaktuar reagimin e fortë të pastorit të njohur Akil Pano.

Duke e komentuar këtë emision, për të cilin thotë se duhet të ndërpritet, pastori Pano shprehet se emisioni i Top Channel ku vajzat dhe djemtë shkojnë për të krijuar lidhje, është një degradim total që keqprezanton vajzën, gruan dhe motrën shqiptare.

Postimi i tij i plotë:

Skandal!!! Degradim total dhe keqprezantim i vajzës, gruas, motrës, dhe çdo modeli sjelljeje. Dhunë verbale e fizike në program. Në këtë program përpara disa vitesh kam qenë opinionist në prime time dhe brenda programit jam përpjekur të flas qartë për këto modele të shëmtuara sjelljeje. Ky Program televiziv po pasqyron modele të papërshtatshme, ku ‘fama’ e premtuar është shndërruar në qëllim dhe antivlerat prezantojnë njeriun siç njeriu nuk duhet të jetë. Për këtë mendoj se ky emision duhet të ndërpritet.

Të fundit

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Flutura Açka: Deputeti i PD-së shkarkoi numëruesin sepse nuk po vidhte vota!

Gjatë intervistës së saj për programin “Dekalog” të Roland Qafokut në DritareTV, Flutura Açka rrëfeu për përvojat e saj gjatë fushatës së 2021-shit dhe...

Pas negociatave, festivali i Sanremos do të vazhdojë në qytetin bregdetar

Pas dy ditësh pune të frytshme dhe intensive, është arritur një marrëveshje midis Bashkisë së Sanremos dhe RAI-t gjatë fazës së negociatave në lidhje...

Rusia shpall të padëshiruar institutin britanik, ‘preket’ edhe profesori shqiptar

Përmes një njoftimi, Prokuroria e Përgjithshme e Rusisë ka ndaluar veprimtarinë e organizatës joqeveritare britanike Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara për Studime të...

Lajme të tjera

Web TV