Pas skandalit në “Përputhen”/ Reagon për herë të parë AMA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas disa ditësh nga situata aspak etike që ndodhi në emisionin “Përputhen”, ka reaguar Autoriteti i Mediave Audiovizive.

Në reagimin e tyre ata shkruajnë se është e disata herë që i tërheqin vëmendjen këtij produksioni.

AMA i ka kërkuar produksionit që të fshijë programin nga kanali i “YouTube”, me arsyetimin se ky program ka thyer etikën dhe ka degraduar nga dhuna verbale në dhunë fizike.

Reagimi i plotës i AMA-s:

“Në përgjigje të ankesës suaj, drejtuar Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) në adresë të episodit të emisionit “Për ‘puthen”, transmetuar në TOP Channel më datë 14 Dhjetor 2022 në orën 18:15, referuar dhunës verbale dhe fizike, të ushtruar nga njëra prej pjesëmarrëseve (ora 18:50), ju bëjmë me dije, sa më poshtë vijon:Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, gjatë këqyrjes së përmbajtjes audiovizive përkatëse ka identifikuar shkelje të rënda etike gjatë diskutimit midis pjesëmarrësve, i cili pasi lejohet të jetë agresiv, përshkallëzohet në dhunë verbale dhe degjeneron deri në ushtrim të dhunës fizike.

Referuar ligjit nr. 97/2013 “Per mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar (neni 4/pika 2d, 2dh; neni 32/pika 4, neni 33/pika 1ç, 1d, neni 46/pika 2dh) dhe Kodit të Transmetimit (seksioni 1/ pika 1.1,1.2,1.3,1.4, 1.5, 1.6, 1.13 dhe 1.16; seksioni 5/ pika 5.30, 5.31, 5.34, 5.35, 5.36, 5.40, 5.44) sjelljet e sipërpërmendura përbëjnë shkelje dhe janë të pajustifikueshme për fashën orare dhe rrezikun, që paraqesin për edukimin e fëmijëve.

Nisur nga fakti, se në një format të regjistruar produksioni i ka pasur mundësitë e evitimit të situatave të papranueshme, të krijuara gjatë regjistrimit, por s’e ka bërë këtë, theksojmë, se rruga e provokimit të shikuesve me pamje të tilla të evitueshme në transmetim, nuk është qasja e duhur për një subjekt audioviziv që ka në përdorim një frekuencë publike kombëtare.

Lexo edhe :  "Jashtë s`do ja falja", Gjesti reagon pas goditjes nga Jozi: Dua ti them...

Pluraliteti, diversiteti dhe debati i lirë gjatë komunikimit në studion televizive, nuk ka asgjë të përbashkët me dialogje agresive, fyrjen, përçmimin verbal apo gjestikulativ, që nxit dhunë verbale dhe fizike. Evitimi i elementëve të tillë nuk është censurë, por pergjegjesi profesionale dhe etike ndaj publikut dhe interesave të tij.Duke qenë se në emisionin “Për’puthen” janë evidentuar në mënyrë të përsëritur shkelje të tilla etike, si: fyerje, stigmatizim, diskriminim, vulgaritet dhe tone të pakontrolluara komunikimi, që kanë përfunduar në dhunë, për të cilat Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA ka reaguar me disa tërheqje vëmendjeje (nr.3607prot., dt. 11.11.2021, nr.408prot., dt. 20.01.2022, nr.3755/1prot., dt. 17.11.2022)dhe kërkuar në emër të interesit më të lartë të fëmijëve dhe mbrojtjes së tyre nga efektet negative të ndjekjes së këtij formatishtyrjen e orarit të transmetimit
aplikimin e sinjalistikës për përmbajtjet e papërshtatshme në fashat orare, kur ndjekës janë edhe fëmijët heqjen e përmbajtjeve audiovizive problematike nga (ri)transmetimi dhe kanali zyrtar përkatës në Youtube.DJE

Autoriteti i Mediave Audiovizive, njoftoi subjektin audioviziv TOP Channel se ka nisur procedimin administrativ sipas parashikimeve të kuadrit legjislativ dhe i kërkoi atij heqjen urgjente të përmbajtjes audiovizive përkatëse nga (ri)transmetimi dhe kanali zyrtar në Youtube.

Të fundit

E FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, dyshohet për një të plagosur

Një plagosje raportohet se ka ndodhur te “diga e liqenit” në Tiranë. Sipas raportimeve të para dyshohet dyshohet se ka...

Xhensila Myrtezaj i bën dedikimin e ndjerë së bijës: Arsyeja ime për të qëndruar e drejtë

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, i ka bërë një dedikim të ndjerë vajzës së saj Ajka, e cila erdhi në jetë nga martesa e këngëtares me...

Tronditëse/ Ra nga kati i 11-të i pallatit, vdes në mënyrë tragjike futbollisti i njohur

Sulmuesi gabonez Aaron Boupendza ka ndërruar jetë në mënyrë tragjike në moshën 28-vjeçare, pasi u rrëzua nga ballkoni i banesës së tij në katin...

LaCivita është Lulzim Basha i ri, por… me lekë

Nga Mero Baze Pasi i bëri të gjitha këto, pasi beteja e tij me “presta nome”-n e tij mbaroi, pasi mori logon dhe vulën e...

Rama batuta me të rejat e Tiranës: Nëse i dashuri juaj voton “Bufin”, mos ia varni

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në bashkëbisedimin me të rinjtë dhe të rejat në Tiranë, bëri dhe batuta me premtimin e tij...

Lajme të tjera

Web TV