“Gjatë fëmijërisë…”/ Rrëfimi i rrallë i Isli Islamit: Babai ushtronte dhunë ndaj nënës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moderatori i dashur për publikun, Isli Islami, ka bërë një rrëfim të rrallë për ndarjen e prindërve dhe fëmijërinë e vështirë për shkak të dhunës që i ati ushtronte ndaj nënës së tij.

Islami tregoi se në moshë të vogël u bë dëshmitar i dhunës së vazhdueshme dhe abuzimit të të gjitha formave, dhe shikonte se si e ëma “shtrëngonte dhëmbët përpara dhimbjes e poshtërimit”.

Moderatori i njohur rrëfeu se divorci i tyre ishte gjëja më e mirë që ndodhi teksa bëri apel “falini njerëzit që ju kanë bërë gjëra të këqija”.

“Vij nga një familje me prindër të divorcuar, gjatë gjithë fëmijërisë sime kam qenë dëshmitar i një dhune që ka qenë e vazhdueshme, fizike, psikologjike, abuzim me të gjitha format. Divorci i tyre ishte një nga gjërat më të mira që ka ndodhur. Mamaja ime, jam shumë i lidhur me të, ka qenë heroina e kësaj situate. E kam parë se si ka shtrënguar dhëmbët përpara dhimbjes, poshtërimit, sikleteve, mërzitjes, e kam parë që për shkak të dashurisë që ka pasur për ne gjithmonë ka gjetur rrugën se si të ngrejë kokën. E vlerësoj shumë dhe e admiroj për këtë. Kam marrë më kalimin e viteve shumë cilësi që ajo ka dhe shpresoj që ti kem dhe unë, kur të jem prind një ditë edhe fëmijët e mi të shohin këtë gjë tek unë, përpos vështirësive të dalim ballë lart dhe të themi “ok, kemi kaluar gjëra të këqija por ja ku jemi të fortë”. Falini njerëzit që ju kanë bërë gjëra të këqija, që ju anë shkaktuar dhimbje sepse mendoj se nuk ka gjë më të bukur se të falësh”, u shpreh moderatori në “DWTS”.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV