Didier Deschamps po përgatit një formacion të guximshëm: Giroud në stol, Thuram startues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca mund të bëjë një ndryshim të madh në finalen e Kupës së Botës duke e lënë Olivier Giroud në stol.

Giroud filloi pesë nga gjashtë ndeshjet e ‘Gjelave’ në Katar, por pasi u zëvendësua në minutën e 65-të të gjysmëfinales kundër Marokut, vendi i tij në skuadër është tani në rrezik.

Dhe kjo lëvizje rezultoi efektive pasi Franca dukej shumë më e gjallë pa sulmuesin e Milanit.

Shkaku i kësaj, Didier Deschamps mund t’i jap një shans Marcus Thuramit, duke e lënë në stol bomberin francez.

Giroud ishte startues te Franca kur ata fituan Kupën e Botës në vitin 2018, ndërsa e vetmja ndeshje që ai humbi ishte kur Deschamps pushoi titullarët e tij në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve ndaj Tunizisë.

Megjithatë, trajneri francez tani mund të ndryshojë formulën e tij në përpjekjen e tij për të mposhtur Argjentinën.

Gazeta franceze L’Equipe shkruan se gjatë pjesës së parë të stërvitjes së Francës sot, Deschamps eksperimentoi duke luajtur me Thuram në krahun e majtë dhe duke vendosur Kylian Mbappe në qendër të sulmit.

Një tjetër ndryshim në ekipin e tij të zakonshëm mund të jetë dyshja Dayot Upamecano dhe Ibrahima Konate në pozicionin e mbrojtësve.

Një lëvizje e tillë mund të nënkuptojë që Raphael Varane mund të mos jetë i disponueshëm për finalen për shkak të grupit.

.

 

Të fundit

Beteja vendimtare dhe fushata e Halid bin Ualidit

Në vitin 636, gjatë periudhës së kalifatit të Rashidunëve, forcat arabe myslimane të udhëhequra nga gjenerali i shquar Halid...

Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimin e jetës, makinës apo pronës

Tirana rezulton të ketë paguar më shumë para për të siguruar jetën, makinën apo pronën gjatë vitit që lamë pas. Të dhënat më të fundit...

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni larguar më parë, do i...

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re e qeverisë turke është kritikuar...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Lajme të tjera

Web TV