Gjiganti i Premier League-s angleze siguron shërbimet e superyllit Christopher Nkunku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Christopher Nkunku zgjedh Premier Leaguen për të vijuar karrierën. Sulmuesi 25-vjeçar francez, i cili është rritur te Paris Saint Germain, ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar te Chelsea, duke nisur nga qershori i vitit të ardhshëm.

Sulmuesi nuk ia doli të shkojë në Katar me Francën, pasi u dëmtua në përgatitjet para Botërorit dhe këto kohë i ka shfrytëzuar maksimalisht për të kompletuar transferimin te Chelsea.

Sipas mediave angleze, klubi londinez dhe Leipzig kanë arritur marrëveshjen, teksa palët kanë firmosur të gjithë dokumentet e nevojshme të një akordi që do të hyjë në fuqi nga 1 qershori.

Nkunku ka shkëlqyer në Bundesligë veçanërisht në dy sezonet e fundit, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, megjithatë te Chelsea u treguan më të shpejtë, për të kompletuar blerjen e tij.

Të fundit

Mero Baze: Fatmir Mediu është simboli i shkëlqyer i opozitës së sotme

Fatmir Mediu është shembulli më i shkëlqyer që mund të identifikohet me opozitën e sotme. Ai është identiteti i...

Ministri izraelit kërkon që Gaza të aneksohet nëse Hamasi nuk dorëzohet

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri thirrje Qeverisë së tij që të nisë aneksimin e pjesëve të Rripit të Gazës nëse Hamasi...

Universiteti i Tiranës mbetet më i preferuari për maturantët

Universiteti i Tiranës është zgjedhur nga mbi 60% e maturantëve për vitin e ri akademik 2024–2025. Vetëm një ditë para shpalljes së kandidatëve fitues nga...

SHBA, plan për kufizimin e vizave për studentë dhe gazetarë

Qeveria e SHBA-së do të ashpërsojë edhe më tej rregulloren për lejen e qendrimit për të huajt. Tani janë në fokus të Ministrisë për...

Gjermania: Putini dhe Zelensky nuk do të takohen

Kancelari gjerman i është bashkuar dënimit të sulmeve të Rusisë në Kiev nga udhëheqësit evropianë. Sipas mediave të huaja, Friedrich Merz tha se pas sulmit...

Lajme të tjera

Web TV