‘Me dorën time të çova në burg’/ Aktori Lajçi letër prekëse të birit në qeli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa ditë më parë, në media bëri bujë lajmi se aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi kishte denoncuar djalin e tij 38-vjeçar pasi kishte shkuar në shtëpi i dehur, ndërsa pretendohet se ka ushtruar dhunë.

Sot Çun Lajçi feston 77-vjetorin e lindjes dhe djali i tij ndodhet në paraburgim, por duket se ai është penduar dhe ka shkruar një leterë për të birin.

Ai deklaron se historia nuk është ashtu si raportohet në media. Në letër, aktori thekson se djali i tij nuk është kriminel serb, por ndihmën e policisë e kërkoi vetëm për shkak se djali i tij ishte i dehur.

Letra e plotë:

Biri im

Kur lindi motra jote, zemra ime u dalldis e gjithçka që pata kaloi n’anën e saj. Jeta ime s’ishte e imja ma! Por ti s’vonove e çele si kërmyll e jeta ime u nda n’dysh. N’dy pjesë zemra. N’dy pjesë puna. N’dy pjesë jeta! Gjithçka e imja u baj e jueja. Por ah! Ajo, siç erdhi e para e para iku n’amshim dhe pjesa e saj u ba e jotja! Vazhduem ashtu siç ditem e mujtem me jetua me dhimbjën që na e vari në tre gjoksa!

Tani me ket dhimbje po të shkruej në vitin tim të 77-të, n’ditëlindjen e vetmueme dhe tepër larg teje. Po t’shkruej se u zgjova tue folë me ty n’gjumë: Po shkojmë n’Rugovë m’the dhe unë t’përqafova!

Ah! Ky nga dhoma e vetmisë më përkujtoi ndaj u ula me shkrua!

Ty ndofta nuk t’kujtohet, se kishe pi ma shumë seç duhej e nga droja se po të ndodhë e keqja u nguta me thirrë policinë! Mu duk rruga ma e shkurt dhe ma e leht me t’vu nën kontroll, nga që alkoholi t’kishte mbërthye n’kthetrat e veta!

Lexo edhe :  Vajza e Bill Gates: Babi e ka makth të takojë të dashurin tim

M’përgjasove n’Bekimin e “Mbledhësit të puplave” kur e theve gotën e dorën e përgjake. Nxitova ta thërras policinë e gabova! Me dorën time të çova n’burg, jo pse ti po ushtroje dhunë ndaj nanës e babës, jo pse ti po e therje vetvetën (siç raportuan mediat), por prej dashnisë dhe dëshirës me t’pasë të shëndoshë e jetëgjatë pranë vetës. Qëllimi ishte i thjeshtë: Po e dërgoj n’polici që ta ruejnë n’burg për nji natë deri sa t’i kaloi pia dhe t’ia lidhin plagën. Kaq! Por thirrja doli e gabueme. Mori jehonë kur mbrapsht raportoj policia: Dhunë familjare. Djali i filanit e theri vetvetën! Turp që s’kapërdihet!

Nji muej paraburgim për djalin e Çunit, dhe nji muej paraburgim për kriminelin polic serb, që u arrestua n’veri!

E shihni si barazohemi e barazpeshohemi? Unë e ftoj policinë me shpetua djalin tim nga alkoholi i nji nate (ngaqe unë s’kisha forcë) e djali përfundon n’paraburgim nji mujor!

Edhe pse larg teje, mua n’gjumë m’erdhi urimi yt për 77-vitet e mia dhe me zgjove nga gjumi me sytë e përlotun!

Tani prokuorinë m’duhet ta bind se ai asht djali im e jo krimineli serb.

Të fundit

Pickimi i Vejushës së Zezë çon deri në paralizim, mjekja tregon ku gjendet më shpesh

Me ardhjen e stinës së ngrohtë dhe shtimin e aktiviteteve në natyrë, rritet rreziku nga pickimi i zvarranikëve dhe...

Bota e tenisit në zi, një shofere e dehur përplas për vdekje sportistin e ri amerikan

Bota e tenisit është në zi këtë të martë. Arsyeja është vdekja e një prej talenteve të rinj më premtues amerikanë, Braun Levi. I riu,...

Edhe sot asnjë votë nga diaspora, vijojnë problemet në Greqi! Sot afati i fundit për…

Edhe këtë të martë asnjë zarf me votat e emigrantëve nuk ka mbërritur në Shqipëri. Një ditë më parë, kompania postare DHL u arsyetua...

Foto/ Rama: Aeroporti i Tiranës do ketë shesh këmbësoresh dhe parkim të ri nëntokësor

Aeroporti i Tiranës do të ketë një veshje të re, sipas kryeministrit Edi Rama, i cili ka ndarë edhe pamjet në rrjetet sociale. Rama shprehet...

Publikoi fletën e votimit që i shkoi me postë në Tik Tok, e pëson shqiptari në Gjermani

Një 24-vjeçar me inicialet E. N. është proceduar penalisht nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë për veprat penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit” dhe...

Lajme të tjera

Web TV