Tensionet në kufirin e Kosovës, Hoxhaj: Regjimi serb është i vetmi përgjegjës

Ish- ministri i Jashtëm, njëkohësisht edhe deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar në rrjetin e tij social Twitter, pas protestës së organizuar nga ekstremistët serbë pranë kufirit në Jarinjë.

Sipas Hoxhajt, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, është I vetmi përgjegjës për tensionet dhe se, sipas tij, “ai ka bashkëpunuar me grupin Ëagner”.

“Sot, në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, regjimi i Vuçiçit organizoi protesta dhe tensione në bashkëpunim me grupin Ëagner që është i përfshirë në agresionin kundër SHBA. Kjo lojë e pistë e Beogradit ekziston për dekada. Regjimi serb është i vetmi përgjegjës për tensionet”,- shkruan Hoxhaj.