Bëri gjestin e shëmtuar pasi mori çmimin Doreza e Artë, reagon portieri Emiliano Martinez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Emiliano Martinez ka shpjeguar se ai bëri një gjest të turpshëm në marrjen e çmimit “Doreza e Artë” të Kupës së Botës për t’u kundërpërgjigjur tifozëve francezë pasi ata e vërshëllyen atë gjatë fitores drithëruese të Argjentinës në finale.

Portieri ishte një nga heronjtë e Argjentinës në finale, duke bërë një pritje vendimtare për t’i mohuar golin Randal Kolo Muani në minutën e fundit të vazhdimeve dhe më pas duke pritur penalltinë e Kingsley Coman dhe Tchouameni, në 11 metërsha, për të siguruar triumfin.

Pasi mbajti të paprekura tre porta në Katar, Martinezit iu dorëzua Doreza e Artë e cila i jepet portierit më të mirë në turne. Menjëherë më pas, ai u fotografua duke bërë një gjest të vrazhdë me çmimin teksa e mbante mbi pjesët e tij intime.

Martinez mohoi Randal Kolo Muani në fund të kohës shtesë për ta çuar ndeshjen në penallti

“E bëra sepse francezët më vërshëllyen. Krenaria nuk funksionon me mua”, tha ai për radion argjentinase La Red.

Ai ishte i emocionuar me këtë triumf, duke thënë se ata luftuan deri në fund dhe e merituan të merrnin në këtë trofe në duart e tyre.

Mirëpo, Martinez mund të ndëshkohet për festën e tij nga FIFA, pasi ishte një veprim që nuk përkon me rregulloret e futbollit.

Të fundit

6 ditë në luftë me flakët, zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes

Pas gjashtë ditësh përballjeje të vazhdueshme me flakët, zjarri që përfshiu landfillin e Elbasanit është drejt shuarjes së plotë....

Java nis me temperatura të larta! 3 qytetet më të nxehtë në Shqipëri

Ditën e hënë (7 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të...

Një shfaqje e Marina Abramović më ndihmoi të ndaloj së urryeri babanë tim abuzues

Zgjimi im kulturor:  nga Deborah Linton Në një ditë tetori më të ngrohtë se zakonisht, në vitin 2023, arrita herët – përpara radhëve – në Southbank...

6000 vende të lira pune, mungesa e stafit është “plaga” e turizmit shqiptar

Kriza e viteve të fundit ka ndryshuar rregullat e lojës: bizneset nuk kërkojnë më “më të mirin”, por dikë që të vijë. Me paga...

Pse aleanca Kinë–Rusi po tremb Perëndimin?

Në një botë që po përjeton transformime të mëdha, teknologjike, ushtarake, klimatike dhe gjeopolitike, marrëdhënia mes Kinës dhe Rusisë po shfaqet si një nga...

Lajme të tjera

Web TV