Rindërtimi, Rama: Çdo familje që është prekur nga tërmeti ka marrë bonus qiraje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Procesi i rindërtimit është përmbyllur plotësisht në zonën e Baldushkut në Tiranë. 28 familjet e fundit kanë marrë sot banesat e reja në Baldushk, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama. Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë të gjitha akuzat se ka nga ato familje që s’kanë marrë bonus qiraje ndonëse. Rama tha se çdo familje që i është dëmtuar nga tërmeti trajtohet me bonus qiraje deri në momentin që merr çelësat e shtëpisë së re. Kreu i qeverisë tha se ka edhe nga ato familje që kanë preferuar të rrinë në çadër, por gjithsesi ato e marrin bonusin e qirasë.

“Shpesh herë serviren nëpër pasqyrat e gjysmë të vërtetave pamje familjesh që thuhet se janë braktisur, nuk kujtohet më njeri për ta. Nuk ka një familje të vetme e cila të jetë dëmtuar nga tërmeti dhe të mos i jetë dhënë që në krye të herës bonus i qirasë. Ka familje që kanë preferuar të mos lëvizin nga çadra deri në momentin që kanë marrë shtëpinë. Ka disa që janë nxjerr në TV dhe kemi provuar me dokumente se pavarësisht se jetojnë në çadër ata marrin bonusin e qerasë. Është e drejta e tyre të mos shkojnë të rrinë me qira. Puna e tyre, ne nuk mund ti detyrojmë, por numri i atyre që kanë qëndruar në çadra ka qenë minimal ndërkohë që gjithë të tjerët kanë bërë zgjedhjen e tyre. Ka plot që s’kanë shkuar në shtëpi me qira, por ë afërmit, por ky shtet iu ka paguar çdo muaj bonusin e qirasë deri ditën kur kanë marrë shtëpinë”, tha Rama.

Të fundit

Rama ironizon Berishën/ Përçart, përçart por 6 mln dollarë i nxori nga këneta (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Sali Berishën me videon e një bufi në rrjete sociale. Në video dëgjohet...

Kontrata e lobimit e PD/ Celibashi: Ende nuk është depozituar në KQZ, ja kur mbaron afati

Kryekomisioneri Zgjedhor Ilirjan Celibashi tha sot se Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Madhështore dhe PD nuk kanë dorëzuar deri tani kontratën e lobimit me kompaninë amerikane...

E rëndë/ Restoranti shkrumbohet nga flakët, humbin jetën 22 persona (VIDEO)

Në provincën Liaoning të Kinës veriore, një restorant u përfshi nga flakë të mëdha, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 22 personave dhe plagosjen...

E bujshme/ Carlo Ancelotti arrin marrëveshje verbale me Kombëtaren e Brazilit

Carlo Ancelotti do të jetë trajneri i ardhshëm i Brazilit. Prestigjiozja “Marca” zbuloi dje se palët kanë arritur akordin dhe se italiani është gati...

Vajza i akuzohet për vrasjen e ish-partnerit/ E ëma e Kejsi Spahillarit: Është sajesë!

Gjykata e Korçës caktoi sot masën e sigurisë arrest me burg në mungesë për Kejsi Spahillarin si e dyshuar në vrasjen e të riut...

Lajme të tjera

Web TV