Tifoz me origjinë argjentinase/ Pse Papa Françesku nuk e ndoqi finalen e Kupës së Botës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Françesku, përveçse për detyrën e tij në krye të Kishës Katolike, njihet edhe si një tifoz i madh i kombëtares argjentinase të futbollit, vendi i tij i origjinës.

Por, edhe pse argjentinas, ai nuk ndoqi finalen e Kupës së Botës dhe kjo e ka një arsye serioze.

Ditën e diel, miliona njerëz në mbarë botën patën mundësinë të shikojnë finalen më emocionuese të Kupës së Botës të të gjitha kohërave. Argjentina mundi Francën me penallti dhe të gjithë tifozët po mbanin frymën derisa goditja e fundit e dërgoi Argjentinën drejt fitores.

Përveç… Papa Françeskut i cili, sipas Corriere della Sera, nuk pa asnjë minutë të ndeshjes.

Kjo nuk ndodhi rastësisht pasi, sipas një interviste të dhënë nga Papa në vitin 2015, pas eliminimit të Argjentinës nga Kupa e Botës 1990 nga Italia, ai i kishte premtuar Zotit se nuk do të shikonte më kurrë televizor. “Nuk është për mua,” ka thënë ai.

Mirëpo, Papa u informua për rezultatin.

Të fundit

Çmendet moti/ Përmbytjet bejnë kërdinë në këtë vend, viktima dhe 150 mijë hektarë nën ujë

Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe më shumë se 354000 të tjerë janë prekur nga shirat e rrëmbyeshëm...

62 ditë në pankinë dhe një “mal” me para, zbulohen detajet e kontratës së ten Hag

Duket sikur Erik ten Hag kishte gjetur punën ideale pasi mori drejtimin e Bayer Leverkusen në muajin maj dhe nënshkroi një kontratë tre-vjeçare me...

Mediat e huaja: Shqipëria, sekreti më i fshehur europian për amerikanët

Sipas Institutit të Statistikave të Shqipërisë (INSTAT), afërsisht 11.7 milionë turistë vizituan Shqipërinë në vitin 2024,  shkruan gazetarja Amanda Luhn në faqen homenewshere.com. Shumica e...

Aoshima, ishulli japonez ku macet kanë zëvendësuar njerëzit

Një ishull i vogël në Japoni, i quajtur Aoshima, është bërë i famshëm në mbarë botën për një arsye krejt të pazakontë: aty macet...

Metoda spektakolare për të kapur hajdutin e makinave

Një ndjekje policore në Miçigan përfundoi me një skenë të pazakontë, kur një makinë e vjedhur humbi të gjithë boshtin e pasmë pasi u...

Lajme të tjera

Web TV