VIDEO/ Macron ngushëllon ekipin francez pas humbjes por injorohet pothuajse nga të gjithë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Franca u mposht në finalen e Katar 2022 nga Argjentina me francezët që provuan të rezistonin, por u dorëzuan në goditjet e 11-metërshave, edhe pse në tërësi paraqitja e “Les Bleus” në finalen e Kupës së Botës ishte zhgënjyese. “Gjelat” e panë veten në disavantazhin e dy golave në pjesën e parë ndërsa u “zgjuan” në 20 minutat e fundit të fraksionit të dytë dhe nëse ia dolën të shkonin deri tek goditja e penalltive, merita ishte padiskutim e Kylian Mbappe.

Ylli i PSG ishte i vetmi që përmbushi pritshmëritë teksa realizoi tre gola, pa harruar edhe saktësinë në goditjen e 11-metërshave, ndryshe nga sa bënë shokët e skuadrës. Në këtë formë, hidhërimi në mimikën e sulmuesit ishte i dukshëm dhe të gjithë u munduan ta ngushëllonin atë. Diçka të tillë e provoi edhe presidenti I Francës, Emmanuel Macron i cili zbuloi edhe bisedën me Mbappe në fushë.

“Ishim shumë larg Argjentinës në fundin e pjesës së parë dhe përmbysje të tilla janë shumë të vështira. Megjithatë, ia dolëm deri diku, ajo që arriti Mbappe me shokët e skuadrës është diçka e jashtëzakonshme. Rigjetëm “urinë” e duhur në fushë dhe në fund patëm edhe mundësinë për ta fituar takimin. Mbappe është një lojtar i madh, i thashë se është vetëm 24-vjeç. U shpall golashënuesi më i mirë dhe mos të harrojmë se ai e ka një Botëror të fituar. Tani luajti një tjetër finale, isha i trishtuar aq sa edhe ai, por i theksova se i bëri të gjithë krenar. Në fund, humbëm një ndeshje futbolli, por i shkuam shumë pranë. Kështu funksionon futbolli”, u shpreh Macron.

Pikerisht Macron u injorua nga Mbappe ne fushe ndersa presidenti i Frances shkoi ne dhomat e zhveshjes per te mbajtur nje diskutim motivues duke perplasur grushtat ne dore dhe duke perqafuar ne fund Deschamps: “Dua ta dini se Franca dhe francezet jane krenare per ju, dhate gjithcka ne kete finale.

Lexo edhe :  "Na duhet një Toni Kroos", në Madrid gjejnë dy opsionet për mesfushën

Nuk do te diskutojme per zgjedhje te gabuara apo te mira, por ajo qe eshte e sigurte eshte se ju do te ktheheni te luani serish kete trofe me shume se sa une do te jem ne krye te vendit”. Megjithate, dallohet qarte zhgenjimi i lojtareve qe duket sikur mezi presin te mbaroje ashtu sikurse Desschamps mbetet i ngrire edhe pse Macron ne fund i vendos doren pas qafe…

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV