Berisha: “Sistemi i shëndetësisë ka marrë goditjen të rëndë, u shkretua nga punonjësit”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar dje një takim me anëtarët e Departamentit të Shëndetësisë. Berisha tha se sistemi i shëndetësisë ka marrë në këto vite goditje nga më të rëndat në çdo rrafsh dhe u shkretua nga punonjësit. Ai deklaroi më tej se Rama hoqi nenin, sipas të cilit në Shqipëri nuk mund të qarkullonin ilaçe të pamiratuara nga enti europian, ose enti amerikan. “Më shumë se çdo sistem tjetër, sistemi i shëndetësisë u shkretua nga punonjësit e saj të cilët këto vitet e fundit u larguan në emigracion në proporcione që riktheu treguesin mjek për banorë në vitet ’60 të shekullit të shkuar. Jo vetëm që Shqipëria nuk njohu progres në këtë tregues sh të rëndësishme, por e kundërta ndodhi, tregoi hapa mbrapa të periudhës sime studentore për shkak të një fuge masive të mjekëve dhe të infermierëve”-tha Berisha. Ai vijoi më tej se shumë mjekë dhe infermierë janë larguar. “Kolegë të mi kanë ikur. Si Gramshi është shumica. Sistemi ynë ka humbur pothuajse në tërësi atë që quhet rajonizim dhe që është i domosdoshëm për t’u përballur, për të plotësuar kërkesat, nevojat e këtij sistemi. Kudo mashtrimi, falsiteti, gënjeshtra kanë pasoja, por në shëndetësi kanë pasojat më fatale, kanë pasojë jetën. E vërteta është se në tërësi listën e ilaçeve sot e bëjnë kompanitë e prodhimit dhe pasi zhduken disa standarde të domosdoshme ligjore për Shqipërinë, ilaçet kallpe në farmacitë tona, në sistemin tonë farmaceutik janë rregull”-theksoi kreu i PD-së.

Të fundit

A dëshiron Dua Lipa të ketë fëmijë me Callum Turner? Rrëfehet këngëtarja

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka ndarë për herë të parë mendimet e saj mbi amësinë dhe planet...

Aksioni në Theth/ Tabaku: Pas detit, shqiptarëve tani duan ti marrin edhe malet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me situatën në Theth dhe efektet e...

Gjirokastër/ Aksion në tregun rom, tregtarët: Jemi në buzë të malit nuk pengojmë asnjë

Bashkia e Gjirokastrës ka nisur ditën e sotme një aksion në tregun rom të qytetit. Mësohet se fadromat kanë zbarkur mëngjesin e sotëm për...

Toka e klubit Partizani çon ish-presidentin në gjykatë/ Malltezi do e padisë për shpifje

Pas deklaratave të ish-presidentit Alfred Moisiu, mbrëmjen e djeshme në emisionin “Off the Record” për rastin “Partizani”, ka reaguar sot Jamarbër Malltezi, i cili thotë...

Ultimatumi i Ramës, nisin dorëheqjet e administratorëve në bashkitë Korçë e Kolonjë

Pas thirrjes së kryeministrit Rama, nisin dorëheqjet e administratorëve në juglindje të vendit. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se të 7 administratorët e...

Lajme të tjera

Web TV