Sherri mes vajzave/ Dy motrat adoleshente plagosin me thikë bashkëmoshataren e tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në sheshin Sintagma në Greqi.

Sipas medieve greke, dy motra kanë sulmuar me thikë një nxënëse 16-vjeçare e cila ishte ulur vetëm në shkallët e sheshit.

Dy motrat, njëra prej të cilave 19 vjeçe i janë afruar dhe njëra prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur me thikë në kofshë.

Më pas e kanë lënë të miturën të mbuluar me gjak dhe janë larguar me shpejtësi.

Mediat shkruajnë se dy motrat kanë pasur mosmarrëveshje me vajzën tjetër të mitur.