I ftohti ‘mbërthen’ Shqipërinë!/ Si do të ndryshojë moti orët në vijim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e kthjellimeve në të gjithë ultësirën perëndimore, por në zonat malore pritet të ketë kalime të lehta të vranësirave. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime të pakta të vranësirave në të gjithë territorin, ku më të fokusuara vranësirat do jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 17°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Perëndimore Veriperëndimore duke krijuar në det dallgëzim të ulët.

Kosova

Mbeten prezente masat ajrore të qëndrueshme në Kosovë duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin. Pritet që kthjellimet më të dukshme të jenë në zonat Perëndimore dhe gjatë pjesës së parë të ditës. Ndërsa orët vijuese do të sjellin kalime vranësirash në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV në orët e para të ditës do të jetë në mbizotërimin e orëve të shumta me diell në të gjithë vendin. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës do të ketë kalime të pakta të vranësirave në të gjithë MV, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Rajoni dhe Evropa

Vijojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike të jenë dominuese në Europën Jugore duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Ndërsa qendra e kontinentit do të jetë pjesërisht me vranësira të shpeshat, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu. Por Europa Lindore dhe gadishulli Skandinav do të jenë nën prezencën e vranësirave të shumta dhe reshjeve të dëborës.

Lexo edhe :  Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

 

Të fundit

Mineralet e Ukrainës, sot pritet të nënshkruhet marrëveshja me SHBA

Marrëveshja për mineralet mes SHBA dhe Ukrainës, mund të nënshkruhet sot sipas një raporti nga Bloomberg dhe Financial Times. Kushtet...

Ambasadori britanik në Tiranë: Shikojmë angazhim të autoriteteve në hetimet për zgjedhjet

Sikurse zgjedhjet e shkuara edhe këto të 11 Majit janë duke u ndjekur me interes nga partnerët ndërkombëtar të vendit tonë. Gjatë javëve të shkuara...

Ilir Alimehmeti: Hallet nuk mbarojnë më 11 maj! PD e vendosur të luftojë maskarallëkun

Ilir Alimehmeti, kandidat për deputet në listën e hapur të Tiranës, ka folur lidhur me fushatën, duke thënë se vendi ka shumë probleme sociale...

Roja i dehur bën “skandal” në spitalin e Korçës! Hyn në pavionin e sanatoriumit dhe…

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Korçës, ku roja, në gjendje të dehur, ka hyrë në pavionin e sanatoriumit. Ai,...

Problemet e shëndetit mendor, pse çrregullimet bipolare përkeqësohen në pranverë

Problemet e shëndetit mendor, mund të prekin këdo. Ekspertët e psikiatrisë theksojnë se gjendjet janë të shumta, nisur nga çrregullime të humorit, ankthit, depresionit...

Lajme të tjera

Web TV