Aksident në një kantier ndërtimi në Dhërmi, 44-vjeçari dëmtohet nga vinçi

Një 44-vjeçar është dëmtuar nga vinçi në Dhërmi në një aksident në punë në një kantier ndërtimi.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme.
I plagosuri Elton Sinanaj është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.