Serbët ngrihen në protestë me thirrje nacionaliste: Kosova është toka e gjyshërve tanë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka nisur protesta e serbëve në fshatin Rudar të komunës së Zveçanit kundër “kërcënimeve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Përveç flamujve serbë dhe pankartave me mbishkrime të ndryshme, bie në sy njëra parulla: “Kurti, Kosova nuk është e gjyshit tënd, është e gjyshërve tanë”.

Në mesin e të pranishmëve ka edhe prej atyre që punojnë në institucionet e Kosovës, kryesisht në ato të vetëqeverisjes lokale.

Disa nga qytetarët e mbledhur në Rudarë, me të cilët ka biseduar REL-i, thonë se kanë ardhur për të luftuar për të drejtat e tyre, por ka edhe nga ta që deklarojnë se janë detyruar të vijnë, sipas REL.

Protesta, që u cilësua si “më e madhja ndonjëherë”, u organizua pas thirrjes së të ashtuquajturit Shtab i krizave, i cili përbëhet nga punonjës të institucioneve të Serbisë në Kosovë dhe përfaqësues të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila vepron me mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Të fundit

Gjykata Kushtetuese sjell “3 rregulla të reja loje” për Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese vendosi t’i jap afat shtesë prej 30 ditësh deputetëve për të konstituar Kuvendin e Kosovës. Në përgjigje të...

Poja e “gradoi”, Juxhin Drazhi prangoset nga Interpoli në Spanjë

Juxhin Drazhi, një nga anëtarët e grupit të Troplinëve të drejtuar nga Ervis Doçi (i njohur si Visi i Pojës), është prangosur nga Interpoli...

Spektakolare! Barcelona ‘prenoton’ sulmuesin e madh për 65 mln euro

Barcelona pritet të jetë një nga klubet më aktive në merkaton e verës 2026 dhe në qendër të planeve të saj është sulmuesi anglez...

Prostitutat në Tiranë, shtohen rastet e infektimit nga HIV/AIDS

Shoqata e pacientëve me HIV/AIDS jep alarmin për rritjen e rasteve me HIV/AIDS në Tiranë dhe qytetet bregdetare, nga vajzat e huaja që vijnë...

Risi në aplikimin për vizë amerikane, Ambasada jep njoftimin

Duke nisur nga data 2 shtator e këtij viti do të ketë ndryshime në procedurën e aplikimit për vizë në Shtetet e Bashkuara të...

Lajme të tjera

Web TV