Tensionet në veri të Kosovës/ Dita e 13-të e barrikadave, qytetarët serbë në protestë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të 13-tën ditë vijon barrikada në veri të Kosovës. Serbët nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre për lirimin e Dejan Pantiqit dhe qytetarëve të tjerë serbë, të cilët u arrestuan nga policia e Kosovës. Sipas Tanjug, serbët do të ngrihen sot në protestë në orën 12:00 kundër kërcënimeve të Kryeministrit Albin Kurtit.

“Shtabi i Krizave të Popullit Serb nga veriu i Kosovës” ftoi të gjithë që të dalin në protestë sot për shkak të kërcënimeve të Aljbin Kurtit, i cili ditët e kaluara haptas kërcënonte se do të vriste serbët në barrikada”, thuhet në artikull.

Disa ditë më parë, qytetarët serbë protestuan afër pikës kufitare në Jarinjë, si shenjë mbështetjeje ndaj serbëve lokalë që kanë ngritur barrikada në veri të Kosovës.

Me pankarta në duar, “Kurrë kufi, Kosova është Serbi”, protestuesit shprehen se kërkojnë zhbllokimin e kalimin për serbët nga Kosova. Protestuesit insistojnë që t’i afrohen pikës kufitare, ndërsa janë ndaluar nga policia serbe e cila ka vendosur një kordon mes tyre disa metra larg pikës doganore ndërsa në anën kosovare ndodhen të stacionuara trupat e KFOR. Pas tensioneve KFOR dhe NATO kanë shtuar mbrojtjen në atë zonën ku dhe po zhvillohet protesta.

Barrikadat janë ngritur më 10 dhjetor në këtë pjesë të Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj arrestimit të ish-zyrtarit serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq. Ky i fundit dyshohet se ka organizuar “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës më herët gjatë muajit dhjetor.

Të fundit

Kosova cakton 1 muaj paraburgim për zyrtarin e qeverisë serbe

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovën në...

A ka filluar revolucioni në PD? Flaka e parë u ndez…

YLLI PATA - Deklarata e kryetarit të bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, përbën një zhvillim serioz politik. Kryebashkiaku, është një prej figurave të pakta të...

Aeroportet e Moskës mbyllen pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Një sulm i vazhdueshëm me dronë ukrainas ndaj Rusisë shkaktoi mbylljen e përkohshme të aeroporteve kryesore të Moskës dhe anulimin e të paktën 140...

Akuza tjetër e Endri Shabanit: Lapaj bëri listat në 12 të natës

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje, tregoi në A2 CNN, se çfarë ndodhi me Dash Sulën. “Ligji i jep të drejtën kreut të koalicionit që...

Kaçinari më në fund del nga izolimi! Nis hapja e rrugëve

Pas shumë vitesh, Njesia Administrative e Kaçinarit në Mirditë ka dalë nga izolimi që ishte krijuar nga mungesa e infrastrukturës rrugore. Në zbatim të kontratës...

Lajme të tjera

Web TV