Barrikadat sfidojnë policinë/ Sveçla: Nëse nuk ndërhyn KFOR, i heqim vetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla shprehu shqetësimin se situata e sigurisë në Veri është rënduar.

Ai nënvizoi se KFOR ka kërkuar kohë, por ende nuk ka asnjë veprim konkret. Në këto kushte, policia e Kosovës është gati t’i heqë vetë barrikadat.

XHELAL SVEÇLA

MINISTRI I BRENDSHËM I KOSOVËS

Po presim që sa më shpejtë barrikadat të largohen, e në qoftë se kjo nuk ndodh, kemi kapacitetet e nevojshme për ta bërë vetë. Zyrtarët policor duhet të kthehen në normalitet. Kjo duhet të ndodhë sa më parë, ose të njoftohemi për pamundësinë e këtij veprimi. Pas kësaj, ne do të marrim masat e nevojshme sipas planeve operacionale që tashmë ka përgatitur Policia e Kosovës. Policia e Kosovës ka në gatishmëri të gjitha kapacitetet e saj dhe vepron në gjithë territorin.

Sveçla po ashtu hodhi poshtë pretendimet se Policia e Kosovës ka lista përmes së cilave po arreston ish-policët serbë.

XHELAL SVEÇLA

MINISTRI I BRENDSHËM I KOSOVËS

Një e pavërtetë që po përdoret në vazhdimësi ka të bëjë me lajmin se kinse Policia e Kosovës ka lista mbi të cilat po arreston ish-policët. Policia e Kosovës nuk ka lista të tilla, nuk ka asnjë listë as për përndjekje, e aq më pak për vrasje të qytetarëve serbë. Kjo është logjika që Serbia ka ushqyer historikisht. Pra, lista bëjnë ata të cilët vranë edhe Oliver Ivanoviçin, e shtypin e torturojnë serbët e padëgjueshëm ndaj Beogradit

Ministri nënvizoi se çdo ditë ka kërkesa të reja nga ata që i kanë vendosur barrikadat, gjë që tregon se ata kanë humbur arsyen. Sipas tij kerkesa për lirimin e ish-policit Dejan Pantiç, i akuzuar per sulme terroriste, është i papranueshëm.

Të fundit

Mirror: Shqipëria një perle evropiane, me qytete me kalldrëm dhe plazhe mahnitëse

Lauren Haughey, gazetare e “Mirror”, e përshkruan Shqipërinë si “vendin më të habitshëm ku kemi qenë ndonjëherë”, në një...

Parashikimi i motit për ditën e sotme, sa do të shkojnë temperaturat

Këtë të premte, në Shqipëri vijon depërtimi i masave ajrore të nxehta nga Afrika drejt rajonit të Ballkanit, duke sjellë edhe në vendin tonë...

1536 – Shkëputja e Anglisë nga Kisha e Romës

Një histori që përfundon me shpalljen e pavlefshmërisë së urdhëresave anglikane nga Papa Leo XIII Ngjarja e vitit 1536, e njohur si fillesa formale e...

Sulmi ndaj kishës në Gazë, Trump telefonon Netanjahun. Izraeli: Ishte gabimi ynë!

Presidenti amerikan Donald Trump ka telefonuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve izraelite brenda një kishe katolike në qytetin e Gazës, ku mbetën të...

Rrezik për sulme ndaj kabllove nënujore të internetit, të mbështetura nga Rusia dhe Kina

Rreziku për sulme të mbështetura nga Rusia dhe Kina ndaj kabllove nënujore që mbajnë trafikun global të internetit pritet të rritet, paralajmëron një raport...

Lajme të tjera

Web TV