Albina Kelmendi do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, mediat serbe: Skandal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Beograd e kanë quajtur skandal përzgjedhjen e këngëtares nga Kosova, Albina Kelmendi dhe familjes së saj për ta përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionin ndërkombëtar të këngës, Eurovision Song Contest.

“SKANDAL! Shqipëria shkel rregullat e Eurovision Song Contest, publiku është tmerruar: NJË PËRFAQESUESE E PEJËS KËNDON PËR VENDIN e rremë TË KOSOVËS!”. Kështu shkruan media serbe , “Alo” ditën e sotme.

Ata shkruajnë se “tashmë Shqipëria ka krijuar një skandal që tmerroi publikun”.

Sipas ‘Alo’, fituesi u përcaktua nga votat e publikut dhe se në votim, përveç banorëve të Shqipërisë, morën pjesë edhe banorët e Kosovës. “Ajo që është veçanërisht skandaloze në gjithë situatën është se në këngë Albina këndon për të ashtuquajturën Kosovë, prej nga është”, pretendon “Alo”.

Duke qenë se vjen nga Peja, media serbe thotë se Albina Kelmendi dhe familja e saj i kanë shkelur “rregullat rreptësisht të përcaktuara të Eurovisionit”.

Finalja e madhe e Festivalit të Këngës u mbajt në “Pallatin e Kongreseve” në Tiranë. Albina dhe familja Kelmendi u zgjodhën për ta përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e radhës të Eurovisionit, i cili do të mbahet në Liverpool.

Të fundit

Poliçani i “kryqëzuar” para flakëve, kryebashkiaku kërkon përforcime

Një tjetër zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj te diele zonën përreth Uzinës së Armëve në Poliçan, hera e...

Tërmeti i fuqishëm në Turqi, raportohet për të plagosur

Një tërmet me magnitudë 6.1 ka goditur mbrëmjen e sotme rajonin e Sındırgı-t në provincën Balıkesir të Turqisë Perëndimore, duke shkaktuar dëme materiale dhe...

Ylli i PSG “injoron” ekipin: E meritoj të fitoj “Topin e Artë”

Ndërsa shumë presin një përballje finale midis Ousmane Dembele dhe Lamine Yamal për “Topin e Artë 2025”, Achraf Hakimi gjithashtu ëndërron të fitojë këtë...

Vance: “Po përgatisim një takim Putin-Zelensky, por…”

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se Shtetet e Bashkuara po punonin për bisedime midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Në...

Lezhë, sherr për vendin e parkimit, një person transportohet te ‘Trauma

Një konflikt mes disa personave mbrëmjen e sotme në Shëngjin ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në zonën...

Lajme të tjera

Web TV