Kapen mbi 116 kg drogë në Athinë, arrestohet taksisti shqiptar dhe një 31-vjeçar grek

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një operacion i policisë greke ka sekuestruar mbi 116 kg marijuanë në Athinë. Operacioni është shtrirë në Nea Smyrni dhe Neo Irakleo, teksa në taksinë e një 48 vjeçari shqiptar në Nea Smyrni janë gjetur dhe sekuestruar si fillim 21 pako me 24 kg e 400 gram marijuanë.

Ndërsa në një furgon që drejtohej nga një grek 31 vjeç u gjeten dhe sekuestruan 40 pako me 48 kg e 900 gram marijuanë.

Gjatë kontrollove në banesat, magazinat dhe mjetet e tjera të transportit të të arrestuarve u gjeten dhe sekuestruan edhe 40 kg 190 gram marijuanë dhe 2 kg 800 gram hashash i përpunuar si dhe 8 gram kokaine, 3 cigare me marijuanë, 3 peshore elektronike, 1050 euro dhe 10 celulare. Vlerësohet se përfitimet e grupit do të shkonin në 700 mijë euro.

Të fundit

“Buka”, GJKKO kalon në gjyq themeli dosjen në ngarkim të Ahmetajt

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për...

Konflikt te Barcelona, diskutohet shiriti i kapitenit

“Grada” si kapiten, që mban Marc ter Stegen nga sezoni i kaluar, mund t’i ndryshohet. Te Barcelona duan t’ia heqin shiritin portierit gjerman. Sipas...

Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e 3 fshatrave në Delvinë

Ministria e Mbrojtjes, përmes strukturave të Mbrojtjes Civile, ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në fshatrat Palavli, Vergo dhe Kopaçëz, në Bashkinë Delvinë,...

Zjarri rrezikon banesat, banorët izolojnë flakët në Pogradec

Një zjarr u shënua pak momente më parë në fshatin Kriçkovë, në njësinë administrative Proptisht të Bashkisë Pogradec. Flakët rrezikuan seriozisht disa banesa, por falë...

Ja kush është 26-vjeçarja që mbyti me tel babanë dhe tentoi të fshihte krimin

Është publikuar foto e 26-vjeçares, Emanilda Rama, e cila mbyti me tel babanë e saj një ditë më parë në fshatin Frashër të Fierit. Ngjarja...

Lajme të tjera

Web TV