Krishtlindjet në kohë lufte, Zelensky: Do të buzëqeshim dhe do të jemi të lumtur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Besimtarët e krishterë anë e mbanë botës festojnë sot Krishtlindjen.

Në  qytetin biblik të Betlehemit me mijëra vizitorë iu bashkuan festimeve, pasi për dy vitet e fundit, pandemia i ka mbajtur larg.

Ndërsa në mbarë botën festohet Krishtlindja, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar popullit të tij që të kenë durim dhe t’i bëjnë rezistencë sulmeve ruse. Ai shprehet se liria ka një çmim të lartë, dhe se do t’i duhet të durojnë këtë dimër për t’ju rikthyer sërish festimeve të munguara si pasojë e luftës.

Ne duruam në fillim të luftës. Ne duruam sulme, kërcënime, shantazh bërthamor, terror, sulme me raketa. Le të durojmë këtë dimër sepse ne e dimë se çfarë po luftojmë. Ne do të festojmë festat tona! Si gjithmonë. Do të buzëqeshim dhe do të jemi të lumtur. Si gjithmonë. Ndryshimi është një. Nuk do të presim për një mrekulli. Në fund të fundit, ne e krijojmë vetë,” tha presidenti ukrainas ndërsa shtoi se “Liria ka një çmim të lartë. Por skllavëria ka një çmim edhe më të lartë.”

Shumica e ukrainasve janë të krishterë ortodoksë dhe shënojnë natën e Krishtlindjes,  ditën kryesore të sezonit festiv në vend më 6 janar. Megjithatë, një numër në rritje i adhuruesve e kanë festuar ditën më 24 dhjetor, në përputhje me shumicën e të krishterëve në mbarë botën.

Sulmet me raketa dhe dron të Rusisë kanë lënë miliona ukrainas pa energji, ngrohje dhe ujë të rrjedhshëm.Vetëm një ditë më parë sulmet ajrore ruse vranë 10 persona në qytetin jugor Kherson të Ukrainës, ndërkohë 68 persona të tjerë u plagosën.

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV