‘Uli dhe puthi këmbët’/ Dhunoi 2 vajza të mitura në Durrës, arrestohet 22-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 22-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi ka dhunuar dhe bullizuar 2 vajza 17-vjeçare.

Në pranga është vënë A.D, 22 vjeç, banues në lagjen nr. 6, Durrës dhe në momentin e kapjes, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij policia i ka gjetur dhe sekuestuar një mjet prerës (thikë). 22-vjeçari ndodhet i shoqëruar dhe po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Po ashtu edhe 2 të miturat 17-vjeçare, të përfshira në këtë ngjarje, dhe në bashkëpunim me punonjësit e shërbimit social dhe me psikologun, te dyja shtetaset do të intervistohen me qëllim dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Në videon e bërë publike në rrjetet sociale shihet se i riu, fillimisht e godet vajzën dhe më pas e kërcënon se do të bëjë me të ç’të dojë nëse nuk i bindet atij.

Më pas e detyron, të ulet në gjunjë dhe t’i puthë këmbët shoqes së saj, e cila me krenari filmon momentin.

Të fundit

Rama thërret kabinetin në Dajt! Kush e ka radhën për ‘shkundje’?

Edi Rama pritet që mesditën e së enjtes të rikthehet në rezidencën qeveritare në malin e Dajtit me një...

Avioni në Itali rrëzohet në autostradë dhe shpërthen në flakë

Pamjet tronditëse që tregojnë një avion të vogël teksa rrëzohet në njërën nga dy korsitë e autostradës Ospitaletto-Montichiari, e njohur si Corda Moll në...

Zyrtare/ Tronditet Partizani, Skënder Gega jep dorëheqjen nga posti i trajnerit

Skënder Gega ka dhënë dorëheqjen nga Partizani. Klubi i kuq njofton vendimin e trajnerit tropojan, i cili është pranuar nga presidenti Demi.  Largimi vjen disa...

Mrekullitë e detit, 5 destinacione për zhytje në Evropë

Bregdetet e Evropës ofrojnë destinacione të shumta me dukshmëri të mirë dhe ekosisteme të larmishme, ku mund të humbisni veten midis peshqve shumëngjyrësh, koraleve...

Shabani provokon sërish Lapajn: Nuk doli daja im deputet, por motra jote

Endrit Shabani i Nismës Thurrje ka reaguar pasi KQZ i dha mandatin e deputetes Kleana Xhuvelit nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”. Në një reagim në...

Lajme të tjera

Web TV