Kthjellime dhe rritje e lehtë temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zhvillimi i një qendre të presionit të lartë atmosferik e vendosur mbi detin Adriatik dhe Jon do të diktojë kushtet e motit në territorin shqiptar, duke sjellë në orët e para të ditës kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash në zonat malore. Sipas MeteoAlb, në orët në vijim vranësirat do të bëhen më të dukshme, por nuk do të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 20°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Vijojnë kushtet e qëndrueshme atmosferike të jenë dominuese për gjatë gjithë 24-orëshit në territorin e Kosovës, ku paraditja do të jetë me orë të shumta me diell. Por në pjesën e dytë të ditës vranësirat do të bëhen lehtësisht më të dukshme në vend.

Maqedonia e Veriut

Deri në orët e mesditës parashikohet që pothuajse i gjithë territori i MV të jetë në dominimin e kthjellimeve, ku vranësirat e lehta do të shfaqen në zonat malore. Por pjesa e dytë e ditës do të i bëjë më të dukshme vranësirat në të gjithë MV.

Rajoni dhe Europa

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të jenë mbizotëruese në Europën Jugore dhe pjesën më të madhe të Qendrës së kontinentit. Ndërsa Gadishulli Iberik dhe Britania e Madhe do të jenë në dominimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut. POR mbeten nën ndikimin e reshjeve të dëborës Skandinavia dhe Europa Lindore.

Të fundit

“Moska po bën gati sulmin në vjeshtë”

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, tha pas mbledhjes së Këshillit Suprem të Sigurisë më 30 korrik se Rusia synon...

Nis gara për në universitet! Deri më 3 gusht maturantët kanë të drejtën e aplikimit

Faza e parë e aplikimit për në universitet ka nisur. Deri më 3 gusht 20 mijë maturantë kanë kohë të përzgjedhin 10 programet e...

Pandi Laço ironizon Gonxhen: Takon kineastët, por për ne të zhanreve muzikore…

Skenaristi Pandi Laço ka mësuar se ministri i Kulturës e Inovacionit Blendi Gonxhja është takuar me kineastët, dhe publikisht i bën thirrje të takojë...

Vrau efektivin e Patrullës, Gjykata dënon me burg përjetë Azgan Mërnicën

Gjykata dënon me burgim të përjetshëm Azgan Mërnicën, i arrestuar dhe akuzuar për vrasjen e efektivit të “Shqiponjave” më 13 maj 2024, për shkak...

Lapaj: KAS pranon dorëheqjet te partia e Tomë Doshit, kurse neve jo

Ditën e sotme, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve mandatin e vetëm të “Shqipëria Bëhet” ia kaloi Ana Dajkos, duke ia hequr kushërirës së Lapajt,...

Lajme të tjera

Web TV