Ishte shpallur në kërkim si pjesë e bandës së Call Centerave, kapet në Durrës Italiani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno

Është arrestuar në portin e Durrësit, njëri nga 9 italianët e shpallur në kërkim, si pjesë e një zinxhiri Call-Centerash në Shqipëri, të cilat mashtronin qytetarët italianë përmes bursave financiare online.

Marco Laurenzi, nga Fermo e Italisë, pronari i kompanisë “Commercial Phantom”, është vënë në pranga teksa ishte duke u futur në territon Shqiptar. Me sa duket Laurenzi, nuk ka pasur dijeni për shpalljen në kërkim të tij, dhe sapo ka dorëzuar pasaportën në sportelin policor në portin e Durrësit, ai është arrestuar pasi në sistem rezultonte person i shpallur në kërkim.

Dy ditë më parë Laurenzi, doli para gjykatës së Tiranës, ku u njoh me masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ndërsa vijonë të jenë në kërkim dhe 8 shtetas të tjerë italianë dhe disa shqiptarë.

Mes persona të proceduar për akuzën e “Mashtrimit me pasoja të rënda” më shumë se një herë, “Evazionit Fiskal” dhe “Shmangies së detyrimeve tatimore”, janë Fjorela Luga, Lorene Skënderasi, Armand Luga, Mendim Domi, Jusel Mici, Ismail Mici, Maurizio Giacalone, Luca Falsone, Giuseppe Tortorici, Davide Armanno, Mattia Falsone, Davide Osman, Benedetto Messina, Marco Laurenzi dhe Ana Aurelia Stoica.

Të fundit

Tradita shqiptare e dollisë, tashmë pjesë e pasurisë kulturore kombëtare

Nga sot, rituali i dollisë do të njihet si vlerë kombëtare e trashëgimisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit...

Avioni ushtarak rrëzohet mbi kampusin e shkollës, të paktën 16 viktima

Të paktën 16 persona, përfshirë pilotin, humbën jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën kur një avion stërvitor i Forcave Ajrore të Bangladeshit u...

Arrestohet vëllai i deputetit socialist, iu gjet municion luftarak në banesë

Policia e Elbasanit ka arrestuar Denis Hasallën, vëllain e deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Hasalla, pasi në banesë iu gjet një sasi municioni luftarak....

“Në PD duhet analizë për 11 majin”, Berisha i përgjigjet Fisnik Qoses: Jemi parti e hapur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur Fisnik Qosjes, i cili ka deklaruar dje në A2 CNN, se përveç farsës duhet edhe...

“Zvarritja e gjyqit ndaj Berishës nuk është më surprizë”/ Po tejkalohen të gjitha afatet

Vijon zvarritja e gjyqit ndaj Berishës. Edhe në seancën e dytë për aferën “Partizani” avokatet shkuan me një strategji të qartë. Analisti Arben Meçe në...

Lajme të tjera

Web TV