Shenjtërimi/ U shfaq vizioni i Shën Pjetrit, ngrihet manastiri i Westminster

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 28 dhjetor 1065, në Londër, shenjtërohet Manastiri Westminster, i njohur si Westminster Abbey. Sipas gojëdhënës, më shumë se 1 mijë vjet më parë, një peshkatar në lumin Thames pa vizionin e Shën Pjetrit në breg. Manastiri u ngrit pikërisht në vendin ku u shfaq Shën Pjetri; kjo është arsyeja përse peshkatarët e kanë bërë zakon që t’i dhurojnë peshq salmon çdo vit këtij manastiri. Historikisht, Westmister Abbey u themelua në vitet 960 nga Shën Dunstan, i ndihmuar nga mbreti Edgar, për të strehuar një komunitet murgjësh. Në vitin 1042, mbreti Edward filloi restaurimin a rindërtimin e manastirit të Shën Pjetrit në Westminster Abbey. Punimet përfunduan në vitin 1090, por objekti u shenjtërua më parë, 28 dhjetor 1065, vetëm një javë para vdekjes së mbretit Edward më 5 janar 1066. Një javë më vonë mbreti u varros në këtë kishë, dhe nëntë vjet më vonë gruaja e tij, Edith u varros pranë tij. Që nga ajo kohë, monarkët britanikë janë varrosur në Westminster Abbey.
***
Abbey Westminster është një tempull i madh me emrin zyrtar Kisha Kolegjiale e Shën Pjetrit në Westminster. Kjo është një strukturë gotike e vendosur në perëndim të Dhomave të Parlamentit në zonën qendrore të Londrës, Westminster. Këtu deri në vitin 1539 kishte një vendbanim manastiri benediktin, derisa manastiri u shfuqizua. Midis 1540 dhe 1556, kisha kishte statusin e një katedrale. Por, përkundër emrit të saj aktual, Abbey Westminster zyrtarisht nuk është as një abaci dhe as një katedrale. Që nga viti 1560, Elizabeta I lëshoi një statut të posaçëm mbretëror për kalimin e kishave Angleze në statusin e Veçantës Mbretërore (veçantia mbretërore, klasa), sipas së cilës dekani dhe krerët e kishave të mbretërisë i binden monarkut, dhe jo peshkopit.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV