Vuçiç paralajmëron: Pritet diçka e re në 15 ditë, qëllimi final dëbimi i serbëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Beogradi ka menduar ta trajtojë situatën e krijuar në Kosovë në një frymë tradicionale që e sheh unitetin në sintoni me simbolet fetare.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçic, ka zhvilluar një takim me Patriarkun e Kishës Serbe, Porfirije, të cilit iu ndalua hyrja në Kosovë me rastin e Krishtlindjeve. Vuçiç ka sqaruar se “i ka prezantuar patriarkut situatën nga disa kënde”, diçka që nuk ka shumë lidhje me një klerik, cilidoqoftë rangu i tij.

Nga ana tjetër, president serb ka pranuar kompleksitetin e situatës së krijuar duke ulur disi natyrën ultimative të kërkesave të veta teksa ka nënvizuar se “Pantiçit duhet t’i lejohet të takojë familjarët e vet”, ndërkohë që ishte arrestimi i këtij që solli formalisht përshkallëzimin e serbëve.

“Mos na gënjeni! Ne po flasim me përfaqësuesit ndërkombëtarë, edhe në këtë moment. Po bëjmë më të mirën që të ruajmë paqen dhe të arrijmë një lloj zgjidhje kompromisi. Turp të keni, gënjeshtarë! Edhe nëse ne arrijmë diçka dhe nuk jam i sigurt nëse do të arrijmë, do të ketë diçka të re në 15 ditët e ardhshme. Qëllimi final është dëbimi përfundimtar i serbëve dhe sidomos i atyre që nuk binden”, tha ai.

Të fundit

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban...

Lojtari i Real Madridit nuk duron më: Dua të largohem

Alvaro Rodriguez, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për Botërorin e klubeve dhe...

Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do...

Aplikacioni “Matrix”, Ervin Karamuço: Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth zbulimit dhe zbërthimit të aplikacionit të koduar Matrix, teksa tregon se nga zbardhja e një sërë...

Eksperti: Taksa që fillon më 1 janar mund të sjellë rënie çmimesh të apartamenteve

Qeveria shqiptare po përgatit ndryshime në taksimin e pronës, të cilat pritet të prekin drejtpërdrejt qytetarët që zotërojnë më shumë se një banesë. Lidhur me...

Lajme të tjera

Web TV