Dolën vullnetarë/ 50 të burgosur në Britani do të kthehen në janar në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të burgosurit shqiptarë në burgjet britanike do të dërgohen në shtëpi për të vuajtur dënimin e tyre. Pesëdhjetë të burgosur tashmë kanë dalë vullnetarë për t’u transferuar nga burgjet britanike në ato shqiptare si pjesë e marrëveshjes së re, mes 2 vendeve. 10 të burgosurit e parë pritet të deportohen me avion çarter gjatë javëve të para të muajit janar. Ky është hapi i marrë i marrëveshjes së nwnshkruar mes 2 shteve që pritet të marrë jetë në fillim të vitit të ri 2023.

Lajmi është bërë me dije na tabloidi britanik ‘DailyMail’, që citon një burim nga ministria e Drejtësisë.

“Ne kemi kapacitete të kufizuara në burgjet tona. Por për të treguar se jemi gati të përmbushim detyrimet tona ndaj Britanisë së Madhe, ne kemi rënë dakord të presim 50 shqiptarë që kanë shprehur gatishmërinë për t’u kthyer”, shtoi burimi.

Referuar shkrimit, shtetasit shqiptarë përfaqësojnë rreth 10% të të huajve të mbajtur në burgjet angleze dhe të Uellsit. Ky grup ka rënë dakord për t’u kthyer në atdhe për të vijuar dënimin e mbetur, mirëpo sipas marrëveshjesh Shqipëri-MB, transferimi i të tjerëve që nuk kanë dalë vullnetarë, do të transferohen pa pëlqimin e tyre. Pakti thotë se Shqipëria duhet të marrë sigurinë se dënimi i përshtatet krimit të tyre përpara se të jepet “drita jeshile” për t’u transferuar.

Mes 1,336 të burgosurve shqiptarë që janë në burg dhe kanë dënimin më afatgjatë është ish-punonjësi i garazhit, Koci Selamaj, 37 vjeç. Ai goditi Sabina Nessa-n ndërsa ajo ecte nëpër një park në Londër në shtator 2021 dhe më vonë u burgos për 36 vjet. Një tjetër i burgosur është Ali Qazimaj , 48 vjeç i dënuar me 35 vjet në 2017 për vrasjen e Peter Stuart, 75 vjeç. Mes mbretërve të drogës të burgosur janë Valjet Pepaj, 32 vjeç, me 27 vjet burg, Erald Mema, 37, 25 vjet burg dhe Sami Qerkini, 57 vjeç, i dënuar me 20 vjet. Plani është që të gjithë, në të ardhmen, do të vuajnë dënimin e mbetur në atdheun e tyre.

Lexo edhe :  Beleri: “Kam vendosur të jem i dobishëm për Shqipërinë”

 

Të fundit

28 qershor 1914 – 1919, Lufta dhe Paqja në të njëjtën datë

Nga Leonard Veizi 28 qershor 1914 - Sarajevë Vritet trashëgimtari i fronit të Austro-Hungarisë, shpërthen Lufta e Parë Botërore Më 28 qershor...

Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De Santis në Torremaggiore të Foggias,...

Ylli Pata: Harresa e qëllimshme e 11 majit, çfarë ndodhi realisht në zgjedhje?

Po hyjmë në muajin e dytë pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, e në debatin publik duket se kemi një jetë. Me një tendencë të...

Trump: Ndërpresim menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se po ndërpret menjëherë bisedimet tregtare me Kanadanë, ndërsa vendi synon të fillojë zbatimin e një politike...

Samiti i BE: Mbështesim vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt anëtarësimit

Krerët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u mblodhën dje në Bruksel për të biseduar për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, mënyrat...

Lajme të tjera

Web TV