Tensionet në veri/ NATO paralajmëron Serbinë: Jemi të gatshëm të ndërhyjmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aleanca e Atlantikut të Veriut ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në veri të Kosovës me heqjen e barrikadave.

Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungesco ka mirëpritur uljen e tensioneve në veri të Kosovës, ndërsa tha se  NATO është e gatshme të ndërhyjë nëse cenohet liria e lëvizjes në Kosovë.

“NATO mirëpret përpjekjet për de-eskalimin e tensioneve në veri të Kosovës. Ne presim që të gjitha palët t’u përmbahen detyrave të tyre”, ka shkruar ajo në një postim në Twitter.

Ajo ka deklaruar se NATO dhe KFOR po e vëzhgojnë me kujdes situatën, duke treguar gatishmëri për të ndërhyrë që ta garantojë lirinë e lëvizjes.

“NATO dhe KFOR, po vëzhgon nga afër dhe është i gatshëm që të ndërhyjë nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin nga OKB për ta garantuar lirinë e lëvizjes”, ka shkruar ajo.

Pas lirimit të serbëve të arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme, sot ka nisur heqja e barrikadave në veriun e vendit, të cilat kishin pamundësuar lirinë e lëvizjes.

Të fundit

3500 euro për letrat greke! Shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro...

Greqia në alarm për situatën në Lindjen e Mesme, mbledhje urgjente!

Ministri grek i Mbrojtjes Nikos Dhendias ka thirrur pasditen e së mërkurës një mbledhje të jashtëzakonshme në sallën e Këshillit të Shefave të Shtabit...

“Me këtë strategji PD po e mbyll qepenin, zgjedhjet bashkiake…”

“Zgjedhjet lokale vijnë shpejt, njerëzit nuk janë budallenj…”, Lami: Me këtë strategji PD e ka mbyllur qepenin Analisti politik Roland Lami, në një koment gjatë...

Federata Angleze akuzon për doping shokun e Brojës te Chelsea

Mykhailo Mudryk është zyrtarisht akuzuar nga Federata Angleze e Futbollit (FA) për shkelje të rregullave antidoping, duke përballur mundësinë e një pezullimi deri në...

Netanyahu falënderon Trump për mbështetjen ndaj Izraelit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin e SHBA-së, Donald Trump për “qëndrimin në krahun tonë” ndërsa Izraeli ecën përpara me luftën e tij kundër...

Lajme të tjera

Web TV