Aktori i njohur flet pa dorashka dhe tregon si u lidh me ish-studenten: Më puthi e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorët Genc Fuga dhe Eni Jani kanë treguar historinë e njohjes së tyre, kur ishin pedagog dhe studente. Të ftuar në emisionin “Jo Vetëm Modë”, dyshja treguan si ishin njohur dhe përshtypjet e para që kishin për njëri-tjetrin. Eni tha se nuk e mendonte se do të dashurohej ndonjëherë me Gencin, pasi i dukej i shëmtuar. Ndërsa Genci tha se ka qenë aktorja ajo që e ka puthur e para.

Orinda Huta: Gjatë atyre viteve ke patur frikën që Eni mund të merrte një rrugë tjetër për shkak të moshës?

Genc Fuga: Jo, gjatë atyre viteve që unë e kisha etiketën pedagog, nuk më interesonte fare fati invidual i studentes, mbetesha vetëm tek studentja.

Eni Jani: Në momentin kur u bëmë kolegë, filloi të më shikonte me sy tjetër.

Orinda Huta: Në ç’kuptim, si po e shikoje?

Genci Fuga: Një shok i joni i përbashkët, në një set xhirimi u kthye Neri, tha ore ti e ke pasur studente ti këtë? Eee i thashë unë e kam pasur. Ore nuk është keq kjo, ky ishte momenti që të heqësh një etiketë, titra kam qejf unë, të heqësh titrat e një studente dhe të vesh titrat kolege.

Gjatë bisedës, Eni ka treguar se kur e ka parë në universitet, Genci kishte flokë, por i dukej i shëmtuar dhe nuk mendonte se një ditë do dashuroheshe me të.

Eni Jani: Kishim provim, Genci jepte Fjalë Artistike dhe isha me një studente tjetër, po prisnim që të vinin pedagogët dhe ishim në katin e dytë në Akademi. Vjen në atë moment Mira Bahiti se Mira na jepte Fjalën Artistike dhe Genci. Genci me një pardesy të gjatë që e mora vesh më vonë se ishte kthyer nga Londra, me studime nga Londra dhe i hapej pardesyja kur ecte. Atëherë kishte dhe flokë. Më thotë kolegia, sa i mirë është ky Genci, thashë ku e ka të mirën ky me, ky është i shëmtuar.

Lexo edhe :  Fifi ironizon kolegët: Po funksionon kur i komenton vetes me llogari false

Genci Fuga: Ja çfarë ka thënë Eni. Eni e kërkoi puthjen e parë.

Eni Jani: E dija që do e thoshte.

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV